29,03,2024

Në degën e PDK-së pritet të nis procesi zgjedhor për kuvendet e nëndegëve

Must Read

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës(PDK) në Ferizaj pritet që gjatë javës së ardhshme të intensifikoi procesin zgjedhor me mbajtjen e kuvendeve të nëndegëve.

Kështu kanë bërë të ditur zyrtarë të këtij subjekti që merren me këtë proces i cili sipas tyre deri më tani ka rezultuar i suksesshëm.

Kryetari i komisionit lokal zgjedhor në degën e PDK-së, Gazmend Bytyçi, ka thënë se procesi zgjedhor në degën e Ferizajt ndodhet në fazën kur pritet të dalin kuvendet e nëndegëve dhe drejtuesit e tyre, për të vazhduar me Kuvendin zgjedhor dhe zgjedhjen e strukturave drejtuese të degës.

Madje ka shtuar se tashmë ekziston edhe një agjendë zgjedhore, teksa ka spikatur se një punë të mirë në teren e ka zhvilluar grupi strategjik i cili edhe ka vendosur kontaktin me shumë personalitete që vijnë nga fusha të ndryshme.
Për më tepër mësohet se përfundimi i këtij procesi në teren do të kulmoi me mbajtjen e Kuvendit qendror të degës. Një proces i cili po determinohet nga një udhëzues i nivelit qendror.

Kryetari i komisionit zgjedhor Gazmend Bytyçi ka thënë se kjo rregullore do të zbatohet me kujdesin më të madh dhe e cila ka sjellur risi në zgjedhjen e kryetarit të degës por edhe kryetarëve të nëndegëve.

Ndërkohë bëhet e ditur se deri më tani në këtë subjekt nuk ka emra të përveçshëm për ta udhëhequr degën.

Siç dihet në krye të degës është Agim Aliu, i cili njëherësh është edhe kryetar i komunës dhe pretendentë për këtë pozitë, por jo edhe ndonjë kandidaturë tjetër.

Lidhur me këtë u tha se afatet kohore janë të atilla që gjithësecili që ka interesim mund ta paraqes kandidaturën për kryetar .
Zgjedhjet në degën e PDK-së kanë nisur kohë më parë me formimin e dy grupeve, atij strategjik dhe Komisionit zgjedhor, për të cilat u tha se me sukses janë duke i kryer punët e tyre.

Fillimi i muajt tjetër po shihet si afati kur pritet që dalin edhe struktura e reja drejtuese të degës së PDK-së në Ferizaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img