20,04,2024

Në Bibaj të Ferizajt organizohet ligjëratë mbi sigurinë në komunikacion dhe rëndësinë e dhurimit të gjakut

Must Read

Në xhaminë e fshatit Bibaj të Ferizajt nën organizimin e imamit të xhamisë  së fshatit  Fehmi Haxhiu është mbajtur një ligjërat   mbi sigurinë në komunikacion dhe aksidentet nga zëvendës komandanti i Policisë  së Ferizajt Xhavit  Xhokli  dhe  një ligjërat për rëndësin e dhurimit të gjakut nga  Fadil Mahmuti nga Qendra për transfusion të gjakut.

Kjo inisiativë e imamit të  fshatit është përkrahur edhe nga banorët e fshatit të cilët pas ligjëratavë   kanë pritur në radhë edhe për dhurimin e gjakut.

Me këtë rast zëvendës komandanti Xhavit Xhokli ka  paraqitur para banorvëve të fshatit  rastet e shumta të aksidenteve  të cilat po ndodhin në komunikacion si dhe masat që  policia  e  Kosovës është duke ndërmarrë  që përmes  aktiviteteve dhe  kontrollave të shumta të  zvogëloi pasojat dhe rastet e aksidenteve.

Fadil Mahmuti  menaxher  për marketing në qendrën për transfuzion të gjakut   ka folë për rëndësinë e dhurimit të gjakut , akt  nga i cili  shpëtohet jeta.

Me këtë rast edhe imami i fshatit Fehmi Haxhiu ka folur edhe për anën  fetare të aktit të dhurimit të  gjakut si një gjest humanitar.

13835766_10208221411111292_890060109_o 13844096_10208221411031290_868940202_o Gjaku1 Dhurimi i gjak Dhurimi i gjakut

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img