26,04,2024

Në  Bibaj dhe Fshatin e Vjetër   vazhdojnë punimet në  vendosjen e ujësjellësit

Must Read

Sot kanë filluar punimet në lagjet “Abdullahu”, “Hyseni” dhe “Aliu” të Bibajve për futjen e rrjetit të ujësjellësit për këtë fshat dhe për Fshatin e Vjetër. Një projekt i financuar nga qeveria zvicerane dhe i zbatuar përmes CDI-së, do t’i bëjë me ujë cilësor brenda këtij viti mbi njëmijë banorë të Bibajve dhe ata të fshatit fqinj. Përfaqësuesi i lagjes “Aliu”, Arben Aliu, tha se prej që mbahet mend e deri tash, të gjithë banorët janë furnizuar me ujë nga puset private.

Ujësjellësi dhe  rruga janë dy projekte të cilat kanë filluar njëkohësisht në fshatin Bibaj projekte këto të cilat janë mirëpritur nga banorët e këtij lokaliteti.

Punimet  kishte dalë ti përcjellë edhe kryetari i Ferizajt Muharrem Svarqa ,i cili me këtë rast tha se së shpejti   pritet që edhe në fshatrat e mbetura të realizohen këso projekte  dhe të përfundoi  në gjithë komunën rrjeti i ujësjellësit.

14074407_1109152422465003_750987550_o

“Punimet po vazhdojnë në  realizimin e projektit të ujësjellësit në fshatrat Bibaj dhe Fshat i Vjetër i cili ka kushtuar  rreth  486 mijë euro . Është një projekt i shumëpritur  i cili do të kyçet me ujësjellësin kryesor të qyteti për derisa të realizohet edhe projekti I fabrikës  së  re të ujit” tha Muharrem Svarqa.

Svarqa tha se me përfundimin e projekteve të fshatrave të cilat kanë mbetur pa ujësjellës do të  punohet   në lidhjen e të gjithë rezervuarëve  mes veti dhe përmes kësaj uji të shfrytëzohet racionalishtë nga të gjithë banorët.

“Përmes këtyre investimeve të cilat po bëhen ,pritet që  me përfundimin e tyre  i gjithë rrjeti do të kaloi në menaxhim të “Bifurkacionit” i cili do të kujdeset për furnizimin dhe kualitetin e ujit” tha Svarqa.

14045272_1109152559131656_2096811868_o

Edhe banorët e fshatit e kanë mirëpritur këtë investim , i cili siç thanë ata, do tu zgjidhë një problem të kahmotshëm të furnizimit me ujë të pijes

“Është një punë shumë e mirë e cila më në fund ka filluar të realizohet.Edhe pse është një paralagje e qytetit kemi qenë të anashkaluar por falë punës së qeverisë komunali po realizohet ky projekt i cili do të heq brengën e këtyre banorëve për furnizim me ujë të pijes” tha Arben Aliu banor i fshatit  Bibaj.

Kryetari i fshatit Bibaj u shpreh i kënaqur me rrjedhën e punimeve dhe  ka falënderuar qeverinë komunalë për dy investimet kapitale në këtë lokalitet.

“Jam i kënaqur që më në fund për  fshatin Bibaj dhe Fshatin e Vjetër, pas shumë insistimeve dhe iniciativave ka filluar të realizohet ky projekt. Haxhisalihu tha se se shpejti do te filloi edhe asfaltimi i rrugës “Bajrush Biba”  me gjatësi rreth 1450 metra sipas standardeve.

Haxhisalihu tha se të gjitha ndërtimet që janë në pronë publike janë duke u rrënuar  pa bërë përjashtime sepse është në interesin e qytetarëve

“Asfaltimi i rrugës është ndërprerë deri sa të kryhet projekti i ujësjellësit dhe me të përfunduar ky projekt do të filloi asfaltimi i rrugës” tha Haxhisalihu.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img