Ferizaj

Në Ferizaj fillojnë “Ditët e Mërgatës”


Publikuar më:


Këtë të enjte në sheshin e qytetit, me një defile të grupeve kulturo-artistike e sportive për fëmijë kanë filluar “Ditët e Mërgatës”. Fillimisht këto aktivitete filluan me një koncert për fëmijë për të vazhduar tutje me aktivitete të tjera që janë paraparë të mbahen sot.

Hapjen zyrtare të këtyre ditëve e bëri drejtorja për Kulturë, Rini dhe Sport Xhemile Murati-Shabani e cila theksoi se këto ditë janë tepër të veçanta për bashkatdhetarët tanë që jetojnë në vende të ndryshme të botës.

“Komuna e Ferizajt ka vënë ne dispozicion të gjitha mekanizmat, që ju të ndjeheni sa me mire gjatë kohës sa do të qëndroni këtu. Ferizaj ka ndryshuar dhe po ndryshon çdo ditë. “, ka thënë drejtorja Murati-Shabani , duke thënë se bashkatdhetarët duhet të ndjen sa më mirë në vendlindjen e tyre.

“Ditët e Mërgatës”, po mbahen nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ndërkaq këto ditë do të mbahen deri me 14 gusht, me ç’rast do të ketë aktivitete të shumta kulturore-artistike.

To Top