25,04,2024

Ndryshon qarkullimi i automjeteve në rrugët urbane në qendër të Ferizajt

Must Read

Drejtoria e Shërbimeve Publike  dhe Emergjencave në Ferizaj sot ka dalë me një vendim për ndryshimin e qarkullimit të automjeteve  në qendër të Ferizajt.

Sipas këtij vendimi  ndalohet qarkullimi i automjeteve  në rrugën   “Hamzë Jashari” në qendër të qytetit.

Këto janë ndryshimet në qarkullimin e automjeteve në rrugët urbane në Ferizaj:

  1. Në rrugën urbane “Hamzë Jashari”, pikërisht  segmenti  rrugor prej objektit të  Bankës “Bi Credit” e deri te kryqëzimi  me rrugën  urbane “Latif Hasani” do të ndalohet  qarkullimi I të gjitha  mjeteve motorike.
  2. Në rrugën urbane “Wesely Clark” do të ndalohet  përkohësisht qarkullimi I të gjitha mjeteve motorike.
  3. Rruga urbane “Dëshmorët e Kombit”, pikërisht  segmenti  rrugor prej kryqëzimit  të kësaj rrugë=e  me rrugën urbane  “Agim Matoshi”  e deri te kryqëzimi me rrugën  urbane “Hamzë Jashari”, do të  jetë  rrugë  ku komunikacioni dy drejtime. Në anën e djathtë  të rrugës “Dëshmorët e Kombit” do të  ndalohet ndalja dhe parkimi I veturave.

  Arsyeja e kësaj ndërprerje të përkohshme  të qarkullimit  të trafikut  në këto rrugë  dhe ndryshimi i  në rregullimin teknik  të trafikut në  qytet do të bëhet për shkak të zhvillimit të punimeve  në projektin  infrastrukturor “Bashkimi i Qytetit”.

  Ndryshimet  në rregullimin  teknik të trafikut dhe ndërprerja e përkohshme  e trafikut  janë rregulluar me shenjat adekuate të trafikut.

  Kërkohet nga  ana e qytetarëve që të kenë  mirëkuptim dhe ti shfrytëzojnë rrugët  alternative deri në përfundim  të punimeve  në këtë pozicion  të projektit, kurse  nga Policia e Ferizajt   kërkohet  që me një intensitet më të shtuar të policëve  të  mbikëqyrin mbarëvajtjen   dhe sigurinë në trafik.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img