28,03,2024

Ndryshohet forma e përzgjedhjes së drejtorëve në shkolla

Must Read

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi sot ka nënshkruar Udhëzimin e ri Administrativ, për zgjedhjen e drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve në shkollimin parauniversitar.

Me këtë udhëzim do të ndryshohen kompetencat e përzgjedhjes së drejtorëve në shkolla.

Deri më tani, sipas udhëzimit administrativ, komisioni që bënte përzgjedhjen e drejtorëve përbëhej nga dy anëtarë të përzgjedhur nga komuna përkatëse dhe një nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Mirëpo tani, sipas ministrit rolet vendimtare për përzgjedhjen e drejtorëve do të ndryshojnë.

“Për të mirën e fëmijëve më shumë se prindërit nuk përkushtohet askush, dhe për këtë, bazuar edhe në Udhëzim, do të jenë prindërit dhe kolektivi i shkollës ata të cilët do të kenë rol kyç dhe vendimtar në ketë proces kaq të rëndësishëm.”, ka thënë ministri.

Tutje Bytyqi theksoi se përmes këtij Udhëzimi Administrativ, “synohet të jetësohet zotimi për depolitizimin e sistemi arsimor”.

Ministria ende nuk e ka publikuar në faqen zyrtare, Udhëzimin e ri Administrativ.


- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img