27,04,2024

Ndryshime në Testin e Maturës, një lëndë e zgjedhin vet maturantët

Must Read

Pjestarë të Komisionit Shtetërorë të Maturës, DKA-së , drejtor të shkollave të mesme, mësimdhënës  dhe përfaqëesues të maturantëve nga shkollat e Ferizajt sot kanë zhvilluar një debat në lidhje me organizimin e Testit të Maturës Shtetërorë  2019.

Me këtë rast  Hilmi Ratkoceri dhe Kastriot Buza nga Komisioni Shtetërorë i Maturës kanë njoftuar të pranishmit me  ndryshimet  në Testin e Maturës për vitin 2019.

Ratkoceri ka njoftuar të pranishmit se  këtë vit testi i  maturës do të mbahet  vetëm në katër lëndë. Në këtë test tri lëndë do të jenë të obligueshme dhe  një me zgjedhje.

“Gjuha  shqipe, matematika dhe gjuha angleze do të jenë lëndë të obligueshme ndërsa një lëndë do të jetë  nga ato që do të zgjedhin nxënësit. Ajo lëndë do të jetë  zegjedhje e nxënësve  nga lista  e propozuar  nga Komisioni Shtetëorë i Maturës e cila do të ketë së paku 10 opcione (lënë të mësuara  gjatë shkollimit)” ka thënë Ratkoceri.

Hollësi për këtë ka dhënë edhe anëtari tjetër i Komisionit, Kastriot Buza, i cili ka kërkuar edhe  një angazhim më të madh nga  komisionerët që do të përcjellin  testin por edhe një angazhim më të madhë edhe të mësimdhënësve në përgatitjen e nxënësve për këtë test.

“Këtë vit do të ketë edhe një kontrollë më rigoroze e sidomos  për përdorimin e celularëve të cilët tani më edhe me udhëzim administrativ janë  të ndaluar edhe  në shkollë. Ndryshim ka edhe te caktimi i Komisionerëve të cilët do ti caktojë shkolla dhe do të kenë përgjegjësi dhe në rast  të ndonjë  keqpërdorimi mësimdhënësit rrezikojnë të humbin edhe licencën e punës” ka thënë Buza

Me këtë rast u tha që lëndët  të cilat  do të zgjedhen nga nxënësit nuk do të jenë të lëndëve profesionale por nga lëndët e përgjithshme  të cilat  ata i kanë mësuar gjatë shkollimit por për të cilat ata e ndiejn vetin më të përgatitur.

Gjatë këtij debati pati edhe shumë pyetje  nga maturantët  dhe mësimdhënësit në lidhje  organizimin e testit por pati edhe kërkesa që  të shqyrtohet edhe mundësia që nxënësit e shkollave profesionale të kenë  mundësi ti nënshtrohen testit  edhe eventualisht në lëndët  profesionale.

Por sipas planit të hartuar nga Komisioni Shtetëror i Maturës dhe MASHT, kjo është shumë e vështirë por është shikuar mundësi që në opcionin e  lëndëve zgjedhore të përfishen lëndët që kanë lidhshmëri më shumë me lëndët profesionale.

Ndryshimet që janë planifikuar për testin e Maturës Shtetërore 2019

  1. Matura me katër lëndë
  2. Tri lëndë obligueshme dhe një me zgjedhje
  3. Gjuha shqipe, matematikë dita e parë
  4. Gjuhë angleze dhe një zgjedhore dita e dytë
  5. Lëndë me zgjedhje do të jetë një lëndë që është mësuar së paku një vit shkollor  të drejtimit përkatës
  6. Çdo lëndë do t`i ketë nga 50 kërkesa
  7. Çdo pyje e saktë sjellë një pikë
  8. Me 80 e më shumë pikë kalon maturën shtetërore
  9. Lënda me zgjedhje përcaktohet paraprakisht nga nxënësit
  10. Ndalimi telefonave në qendrën e testim- sipas vendimitt
  11. Posedim me telefon largim nga testimi
  12. Vendimet e prera për masat e parapara
  13. Administruesit caktohen nga drejtori i shkollës
- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img