25,04,2024

Ndotja e ajrit në Kosovë, ekspertët japonez prezantojnë punën e tyre në ajër!

Must Read

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, Fatmir Matoshi ka takuar sot një ekip ekspertësh të Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA), të kryesuar nga eksperti, këshilltari kryesor për matjen në terren të gazit nga oxhaku, Shimizu Masuta dhe ekipi i tij.
Matoshi, ka thënë se gjatë këtij takimi kanë diskutuar për “Projektin e Zhvillimit të Kapaciteteve për Kontrollin e Ndotjes së Ajrit në Republikën e Kosovës”, përcjellë Indeksonline.

“Çështja e ajrit është problem i kamotshëm në Kosovë dhe projekti me JICA-n japoneze ka për qëllim evidentimin e ndotësve kryesor të ajrit në Kosovë. Problemi i ajrit të ndotur në Kosovës nuk është problem i dy apo tri viteve të fundit, është problem që e ka përcjellë këtë shoqëri çdo vit në periudha të ndryshme. E vetmja gjë e re është vullneti dhe angazhimi ynë për tu ballafaquar me këtë problem”, tha numri një i MMPH-së.

Më tej, ai shton se është i kënaqur që të kenë një projekt të tillë dhe ekspert të tillë nga JICA japoneze. Sipas tij, është një investim për ndryshimin e gjendjes së ajrit për të mirë.

“Ofrova mbështetje për ekspertët e JICA-së japoneze për finalizimin e projektit që do të identifikojë ndotësit kryesor të ajrit në vendin tonë.Ekspertët nga Agjencia Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA), prezantuan punën e tyre për hulumtimin e emisioneve në ajër”, thotë tutje Matoshi.

Gjatë këtij takimi, ekspertët e JICA-s japoneze, kanë bërë të ditur se rezultatet përfundimtare që tregojnë zonat e ndotura dhe kontribuuesit e ndotjes së ajrit në Kosovë, do të jenë të gatshme në muajin prill, për shkak se sipas tyre duhet të grumbullohen të dhëna të shumta dhe të bëhet kalkulimi i tyre.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img