19,04,2024

Ndërtimi i murit cënon sovranitetin dhe funksionalitetin e shtetit të Kosovës

Must Read

 

Mitrovicë, 9 dhejtor 2016: Përmes kësaj deklarate, ne, Rrjeti i OJQ- ve AVONET, të përkrahur edhe nga organizata “Etika”, “Elita-H”, “EACE”, “Demokracia”, “PRSH”, VLD” dhe “KDN”, shprehim mospajtimin tonë të fuqishëm dhe ngrisim zërin tonë qytetar kundër ndërtimit të murit që ndanë dhe çimenton qytetin e Mitrovicës.

Ne si grupim i këtyre OJQ-ve, shprehin shqetësimin e thellë për ndërtimin e murit ndarës. Ky mur nuk paraqet asgjë tjetër veçse një simbol të ndarjes dhe të urrejtjes. Qytetaret e Kosovës janë pajtuar që serbët e Kosovës të gëzojnë liritë dhe të drejtat më afirmative që kanë të bëjnë me minoritetet.

Sidoqoftë, para se të flitet për pasojat, është e domosdoshme të flitet për shkaqet. Shkaku kryesor i mosdurimit ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve është pretendimi permanent i Serbisë ndaj teritorrit Kosovës.

Edhe përkundër gjenocidit serb në Kosovë, shqiptarët e Kosovës kanë gjetur kurajo që të mos hakmerren. Nuk kemi harruar, por nuk kemi vendosur të hakmerremi.

Në këtë kontekts, të drejtat që ka minoriteti serb në Kosovë, janë të drejtat më afirmative të mundshme.

Prandaj, i’u bëjmë thirrje institucioneve shtetërore, Brukselit zyrtar, që të veprojnë menjëherë për shkak se përmes ndërtimit të këtij muri do të çimentohet ndarja e brendshme e shtetit tonë. Shteti ynë, duhet gjithsesi të subjektivizohet në kuptimin e sovranitetit funksional dhe të faktorizohet përmes imponimit të tij gjithkund dhe gjithkah.

Ndërtimi i murit është akt që ka për qëllim provokimin dhe destabilizimin e Kosovës, është në kundërshtim me ligjet e Kosovës, me të drejtën ndërkombëtare, cenon rëndë dialogun e Brukselit, një akt i tillë rrezikon të provokojë klimën e bashkëpunimit dhe paqes.

Çdo ditë që kalon duke u ndërtuar mure ndarëse paraqet humbje në substancë dhe cenon sovranitetin nominal që ka shteti ynë.

Neve nuk na duhet shtet jofunksional!

15369679_10209398456536692_1416787779_o 15369714_10209398472977103_1780051337_o 15398922_10209398465856925_787609872_o 15409700_10209398473977128_734723197_o

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img