28,03,2024

Ndalohet një person në Kaçanik, u kap duke vjedhur drunj në pyll

Must Read

Stacioni policor në Kaçanik, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka vazhduar së zbatuari planin operativ ,,Mbrojtja e pyjeve 2021”, lidhur me prerjen e pyjeve dhe transportin ilegal të drunjve .

“Në kuadër të këtij aksioni, policia në Kaçanik , ka hasur një person të dyshuar i cili kishte prerë dhe vjedhur drunj në bjeshkët e fshatit Dubravë të Kaçanikut.

Ai po i transportonte drunjtë me një kamion, të njëjtin policia e ka shoqëruar në stacionin policor të Kaçanikut dhe pas intervistimit, nga ana e policisë, zyrtarët e pylltarisë i kanë shqiptuar fletëparaqitje , ndërkohë që kamioni dhe drunjtë i janë konfiskuar për procedura të mëtutjeshme”, thuhet në njoftim.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aksione të tilla edhe në ditët në vijim, në parandalim të prerjeve të pyjeve dhe transportit ilegal të drunjve. 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img