24,10,2025

Ndahet nga jeta akademik Latif Susuri

Must Read

20130522122526993-690x380

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës njofton opinionin se sot në mëngjes, në spitalin e Prishtinës, vdiq anëtari i rregullt i saj, akademik Latif Susuri.

“Është kjo një humbje e madhe për familjen, shkencën, Akademinë, për kolegët dhe miqtë nga Kosova dhe më gjerë”, thuhet në njoftim të ASHAK.

Bashkë me njoftimin për vdekjen e Susurit, ASHAK ka dërguar edhe një biografi për akademikun e ndjerë.

Biografia:

Akademik Latif Susuri lindi më 7. 05. 1941 në Zhur, ku e kreu shkollën fillore. Shkollën e mesme bujqësore e mbaroi në Prishtinë, ndërsa Fakultetin e Bujqësisë në Universitetin e Beogradit, në vitin 1975.

Disertacionin e doktoratës e mbrojti në Fakultetin e Agronomisë të Universitetit të Zagrebit, në vitin 1983. Si bursist i disa fondacioneve qëndroi për studime specialistike në SHBA, në Angli dhe në qendra të tjera. Në vitin 1977 zgjidhet ligjërues në Fakultetin e Bujqësisë të Universitetit të Prishtinës dhe pastaj i merr të gjitha thirrjet akademike deri te profesori ordinar. Ishte dhe dekan i këtij Fakulteti. Në vitin 2000 u zgjodh anëtar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.

Preokupimi kryesor i akademik Susurit ishte puna shkencore-hulumtuese në fushën e sëmundjeve të bimëve, të fitopatologjisë. Nga lëmi i ngushtë ka botuar shumë punime në revista të njohura shkencore në vend dhe në botën e jashtme (SHBA, Gjermani, Itali, Hungari, Slloveni, Kroaci etj.). Ishte profesor mysafir në disa universitete dhe anëtar i disa shoqatave profesionale. Për punën e tij ka marrë shumë mirënjohje.

Me këtë rast, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Susuri, miqve dhe dashamirëve të tij gjithandej Kosovës dhe mbarë botës shqiptare.

Mbledhja komemorative do të mbahet sot, në orën 11, në mjediset e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, ndërsa homazhet pas kësaj mbledhjeje, po ashtu në mjediset e Akademisë.

Akademik Latif Susuri do të varroset sot (e enjte) në vendin e tij të lindjes, në Zhur, në orën 16./KosovaPress/

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident me tetë të lënduar në fshatin Sojevë të Ferizajt, përfshihen dy automjete

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot, më 23 tetor 2025, rreth orës 15:00, në rrugën rajonale...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img