27,04,2024

Navas: Do të luftojmë deri në fund, e respektojmë Cityn

Must Read

3-navas

Portieri i Real Madridit, Keylor Navas ka thënë se është shumë i lumtur me fitoren kundër Getafës (1-5).

“Gardiani” i madrilenëve thotë se skuadra e tij bëri paraqitje shumë të mirë. Ai tha se Real Madridi nuk do të heq dorë nga titull i La Ligës.

“Fitorja e sotme ishte shumë e rëndësishme. Ne luajtëm mirë dhe nuk do të heqim dorë nga La Liga. Ne jemi pranë Barcelonës dhe ne do të luftojmë deri në fund”, ka thënë Navas.

Ai ka folur edhe për sfidën me Manchester Cityn në kuadër të gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve.

“Ne jemi të lumtur që jemi në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve. Ne do ta respektojmë Manchester Cityn, por ne duam të bëjmë më të mirën”, tha ai.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img