05,05,2024

NATO rikonfirmon: ROSU mund të veprojë në mbarë Kosovën pa lejen e KFOR-it

Must Read

Këto burime, raportojnë mediat serbe, thonë se “autoritetet kosovare nuk duhet të kërkojnë nga KFOR-i që të marrin leje për dërgimin e forcave të tyre policore në mbarë Kosovën”, transmeton lajmi.net.

Këtë për agjencinë serbe të lajmeve, Beta, e kanë thënë zyrtarë të NATO-s, në pyetjen se a është dashur autoritetet e Kosovës paraprakisht të kërkojnë pajtimin e KFOR-it për dërgimin e forcave speciale kosovare, ROSU, në veri të vendit për ta ndalur trenin serb.

Që nga e shtuna, kur ndodhi incidenti me trenin serb, mediat dhe politika në Serbia vazhdojnë të thirren në “Marrëveshjen e Brukselit”, ku sipas tyre, autoritetet e Prishtinës “nuk guxojnë” t’i dërgojnë njësitë speciale në veri, pasi që kjo ishte pjesë e marrëveshjes.

Më herët, komanda e KFOR-it në Prishtinë ka njoftuar se nuk ishin të njoftuar për dërgimin e ROSU-s në veri të Kosovës, më 14 janar, dhe kjo ishte në pajtim me mandatin aktual të KFOR-it në Kosovë. /Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Rinia e PDK-së me aksion simbolik: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn

Rinia Demokratike e Kosovës ka protestuar në Ferizaj, përmes një aksioni simbolik duke “peshkuar” në rrugën magjistrale, të përmbytur...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img