24,04,2024

“Na tradhtuan”, “Gjetën më mirë” – Edhe zyrtari tjetër i “Guxo” tregon mllefin me Kryesinë

Must Read

Pakënaqësitë brenda Listës “Guxo” të krijuar nga Vjosa Osmani nuk kanë të ndalur.

Burim Bajraktari, që është zyrtar i kësaj force politike në Ferizaj ka shprehur mllefin e tij me udhëheqësinë e kësaj iniciative për vendimin që në zgjedhjet lokale të garohet bashkë me Vetëvendosjen, shkruan lajmi.net.

Ai ka publikuar një fotografi me koordinatorin e “Guxo” në Ferizaj, Balton Dërguti, teksa ka thënë se ata janë mësuar të tradhtohen, por që ata do t’i qëndrojnë deri në fund fjalës së dhënë në fillim.

“Balton shoku…. E nisem se bashku nje rrugë të re me disa shokë, po qe besa ata gjeten dikun ma mir dhe na lan ne mes të rrugetimit… Tu e pas parasysh se u rriten me prind dhe na mesuan te jemi te fjales, jemi sot së bashku ne qfardo furtune”, ka shkruar ai.

Tutje, Bajraktari ka thënë se ata “do të jenë zëri i qytetarëve të Ferizajt”, duke aluduar kështu se nuk do të heqin dorë që në këtë komunë të  garojnë të vetëm.

Postimi i plotë i Bajraktarit:

Balton shoku…. E nisem se bashku nje rrugë të re me disa shokë, po qe besa ata gjeten dikun ma mir dhe na lan ne mes të rrugetimit… Tu e pas parasysh se u rriten me prind dhe na mesuan te jemi te fjales, jemi sot së bashku ne qfardo furtune.

Ishime se bashku duke e kerkuar fuqin tonë per deputetet qe i kishim ne mesin e procesit deshten me na nda, po nuk arriten…. sepse filluam me bindje te fortë drejt fitores dhe qe besa ja arritem.

Balton shoku ne do të jemi të fuqishem ne qfardo forme dhe kujt ja msym e bajm deputet edhe nese eshte qoban i dhive… Per me u trathtu jemi mesu po tash rruga jone eshte e paster dhe hala ma e fuqishme.

Do te jemi zëri i qytetareve ne Ferizaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img