19,04,2024

Mustafa thotë se VV mund të shkaktojë incidente me një vend të NATO-s – Malin e Zi!

Must Read

Kryeministri i vendit ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook rreth demarkacionit, ku shprehet se ky proces është në rregull dhe se duhet të kryhet si obligim, ngaqë rrezikojmë liberalizimin e vizave. Ai ka thënë se askush ende nuk është lajmëruar të tregojë se ka tokë të humbur. Më poshtë lexoni të plotë postimin e plotë të tij.

“Kosova duhet ta bëjë shënimin e kufirit me Malin e Zi. Kundërshtarët e demarkacionit, të cilët herë thonë se Kosova i humbi 12,000 e herë 8,000 hektarë duhet të tregojnë se kush ishte zotëruesi i këtyre hektarëve të humbur.

Sot e kësaj dite, asnjë qytetarë i Rugovës nuk e dëshmoi se një metër katrorë tokë e tij, e cila është administruar deri tani në Kosovë, ka kaluar në Mal të Zi. Asnjë kompani private as publike, asnjë agjension qeveritar dhe as Komuna e Pejës. Nëse nuk është zvogëluar Komuna e Pejës, dhe zyrtarët e kësaj komune thonë se ajo nuk është zvogëluar por i ka rreth 602.8 km katror, atëherë ku u gjetën këta hektarë të humbur. Kosova nuk ka edhe një komunë ndërmjet Pejës dhe kufirit me Malin e Zi.

Ndërkaq, nëse siç pretendojnë disa gjeograf, është humbur një tokë e cila ka qenë as e Kosovës dhe as e Malit të Zi, atëherë edhe në këtë rast nuk mund të thuhet se është humbur tokë e Kosovë, por shansi për të marrë një tokë. Por po ashtu është një e pavërtetë e madhe se ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi ka pasur tokë të askujt.

Është jo racionale dhe e dëmshme që kufiri të caktohet me kutin e patriotëve dhe tradhtarëve. Me këtë kut ne mund të flasim për kufirin këndej, jo andej në Mal të Zi. Sepse atje në dhjetëditëshin e parë të korrikut do të jetë kufi me një vend të NATO-s.

Qytetarët tanë dhe përfaqësuesit e tyre në Kuvend duhet ta dinë qartë se demarkacioni është një obligim yni para bashkësisë ndërkombëtare, obligim edhe për liberalizim të vizave. Nuk është çmim për liberalizim, sepse askush nuk e ka argumentuar asnjë metër te territorit të Kosovës se po epet për viza. Por nëse nuk bëhet demarkacioni Kosova do të humb shansin për të lëvizur pa viza. Ndërkaq ekziston , po ashtu, rreziku që Kosova të futet në një cikël ku individët mund të shkaktojnë incidente kufitare me një vend mik, anëtar të NATO-s.

Procesi i demarkacionit nuk përmbyllet me ratifikimin e tij, në çdo rast kur dikush në Kosovë argumenton se ka bazë ligjore për të kërkuar korrigjim, kjo mund të bëhet , në harmoni edhe me deklarimin e Malit të Zi”, ka shkruar ai.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img