26,04,2024

Mustafa: S’ka marrëveshje të re për demarkacioni

Must Read

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka deklaruar se nuk ka hapësirë për një marrëveshje të re për demarkacionin, pasi që sipas tij, nuk ka as hapësirë për shpallje të re të Pavarësisë së Kosovës.

Ai ka thënë se në tryezën e 3 gushtit për demarkacionin do të ofrohen mendime nga fusha të ndryshme profesionale, politike dhe shkencore, por sipas tij, çdo gjë duhet të jetë në përputhshmëri me dokumentet, mbi të cilat është shpallur pavarësia e Kosovës.

Sipas Mustafës, nëse qartësohet si mbi cilat dokumente Kosova ka shpallur pavarësinë e saj dhe si është definuar territori i Kosovës mbi ato dokumente, atëherë është lehtë të gjendet zgjidhja.

“Në qoftë se dalin jashtë asaj, atëherë është problem të gjendet një zgjidhje. Ne e kemi shpallur pavarësinë me dokumente të pakos së Ahtisarit”, tha Mustafa.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img