26,04,2024

Mustafa premton përkrahje për Hanin e Elezit

Must Read

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, në kuadër të vizitave nëpër komunat e Kosovës, vizitoi sot Komunën e Hanit të Elezit.
Kryeministri Mustafa u prit në takim nga kryetari i komunës Rufki Suma .
Duke i uruar mirëseardhje në komunën e Hanit të Elezit, kryetari Suma e njoftoi kryeministrin Mustafa lidhur me zhvillimet në komunën e Hanit të Elezit.
Ai me këtë rast e njoftoi kryeministrin lidhur me disa probleme aktuale me të cilat po ballafaqohet komuna e Hanit të Elezit. Për kryetarin Suma problemi me menaxhimi me sistemin e ujësjellësit në kontekst të pengesave të cilat në vazhdimësi janë duke e përcjell këtë problem për banorët e Hanit të Elezit, problemi me themelimin e kompanisë publike për menaxhimin e mbeturinave janë probleme urgjente ku Qeveria e Kosovës mundë të kontribuojë në zgjedhjen e tyre.
Kryetari Suma theksoi problemin e realizmit të projektit të pastrimit të shtratit të Lumit Lepenc, projekt ky që financohet nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Ai tha se ky projekt ka filluar qe tre vite dhe e gjitha që është bërë, është nxjerrja e mbetjeve të azbestit në sipërfaqe, dëmtimi i fushës së sportit, dëmtimi i infrastrukturës dhe nga ajo që është planifikuar të realizohet po thuaj se nuk është realizuar asgjë ndërsa projekti ka kosto mbi 1 Milion euro.
Kryetari Suma kishte edhe kërkesa konkrete drejtuar kryeministrit për përkrahje buxhetore, kërkesë që ka të bëjë me pronat e ish armatës për të cilat prona komuna ka shumë nevojë, çështjen e financimit të çerdhes së fëmijëve, shtëpi të kulturës si dhe mundësimin e hapjes së zyrës së punësimit dhe regjistrimit të automjeteve si shërbime shumë të nevojshme për komunën e Hanit të Elezit dhe për të cilën komuna është e gatshmet ofrojë kapacitete njerëzore.
Ndërsa Kryeministri Isa Mustafa tha se të gjitha këto probleme të prezantuara nga kryetari Suma mundë të zgjidhen në interes të qytetarëve të komunës së Hanit të Elezit duke u zotuar se komuna e Hanit të Elezit si dhe komunat tjera të cilat kanë probleme të cilat rrjedhin nga Ligji i financave publike mundë të zgjidhen me ndryshimet e propozuara për këtë ligj.
Pas takimit në komunën e Hanit të Elezit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa i shoqëruar edhe kryetari i komunës Rufki Suma qëndruar në Kompanin për prodhimin e Çimentos “Sharrcem”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img