26,04,2024

Mustafa: Në veri shkova nën përcjelljen e Policisë së Kosovës, nuk pati asnjë pengesë

Must Read

Ai ka folur edhe për raportimet se është penguar në Rudare për të shkuar në vendin ku përurohej ura.

Duke folur për edicionin qendror të lajmeve në RTK, Mustafa tha se nuk ka pasur asnjë pengesë në rrugë.

“Rrugën tonë e ka përcaktuar Policia e Kosovës dhe ata e kanë caktuar drejtimin se ka do të shkonim ne. Kemi arritur pa asnjë problem dhe kemi marrë pjesë në inaugurimin e urës”, ka thënë kryeministri Mustafa, transmeton lajmi.net.

Sipas tij, ka qenë krejtësisht jo e drejt mospjesëmarrja e përfaqësuesve të serbëve të veriut në këtë përurim, pasi që sipas tij, kjo urë prej 400 mijë eurosh është në të mirë të të gjithëve që jetojnë atje.

Mustafa po ashtu ka thënë se raportet reale me serbët nuk janë siç duken.

“Problemi është se ata ende janë nën ndikim të Serbisë dhe Serbia po i mashtron disa liderë serbë në Kosovë. Diçka tjetër flasin në media e ndryshe sillen zakonisht. Ne kemi komunikim të rregullt me kryetarët serbë të veriu dhe ata vijnë në zyrën time pa problem”, ka thënë Mustafa. /Lajmi.net/

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img