08,07,2025

Mustafa: Medalja e artë e Majlindës dhuratë për shtetin dhe kombin

Must Read

Kryeministri Isa Mustafa e ka quajtur dhuratë për shtetin dhe për kombin shqiptar në përgjithësi suksesin e jashtëzakonshëm të xhudistes Majlinda Kelmendi.

“Kemi kënaqësinë që të presim sot sportisten Majlinda Kelmendi, që arriti një sukses të jashtëzakonshëm, falë një pune të palodhshme të saj dhe të trajnerit të saj, të një vetmohimi e të një sakrifice që ajo e ka bërë për të arritur deri te ky sukses”, ka thënë ndër të tjera Mustafa.

“Me këtë sukses Majlinda Kelmendi i ka bërë një dhuratë shumë të madhe shtetit dhe kombit, sepse të gjithë shqiptarët i janë gëzuar suksesit të Kelmendit”, ka thënë ai.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia ndalon 22-vjeçarin me narkotikë, zbulon edhe armë në një shtëpi në Pleshinë të Ferizajt

Policia e Kosovës ka iniciuar dy raste penale lidhur me posedim të paautorizuar të narkotikëve dhe armëve, pas një...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img