29,04,2024

Mustafa: LDK mund të mbetet në opozitë

Must Read

“Nuk është biseduar në mënyrë konkrete të themi në fushën e programit qeverisës se cilat çështje ne duhet t’i kapërcejmë dhe cilat janë çështje penguese. Nuk është biseduar në mënyrë të drejtpërdrejtë se çfarë do të ndodh me liberalizimin e vizave, demarkacionin, dialogun me Serbinë, me transformimin e FSK-së në ushtri që janë po ashtu tema të mëdha të cilat nuk presin. Edhe në qoftë se presim ne nuk na presin të tjerët”, deklaroi lideri i LDK-së.

Mustafa ka shtuar se në qoftë se në lidhje me këto tema nuk gjejnë gjuhë të përbashkët me Lëvizjen Vetëvendosje, atëherë ata do të qëndrojnë në opozitë, shkruan Aktivpress.

“Unë pres që këto ditë të hapen këto çështje të diskutohen dhe në qoftë se ne shohim se ka hapësirë që të gjejmë gjuhë të përbashkët për këto tema, e bëjmë, në qoftë se jo, atëherë e mbajmë pozicionin tonë që ne të rrimë në opozitë”, tha ai.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img