19,03,2024

Murati u reagon mjekëve që thirrën grevë, ka një porosi për ta

Must Read

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka reaguar ndaj grevës së paralajmëruar për nesër nga punëtorët shëndetësorë në institucionet publike shëndetësore në vend.Murati përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka thënë se kjo grevë ka më shumë synime politike, e nuk është në lidhje me legjislacionin në fuqi.Murati është shprehur se në 5 vitet e ardhshme Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka pranuar mbi 3 milion euro në emër të kontributeve që u jaën ndaluar nga paga personelit shëndetësor.

Shkrimi i tij i plotë:

Që nga marrja e mandatit kemi ndarë mbi 30 milionë euro shtesë në shëndetësi, për barna esenciale, luftën ndaj covid 19, dhe së fundmi edhe për shtesat e personelit shëndetësor në vlerë prej 10% të pagës.

Si Qeveri, jemi të përkushtuar që të punojmë për kushte më të mira për të gjithë punonjësit, si në sektorin publik, ashtu edhe privat.

Paralajmërimi i grevave që më shumë kanë synime politike sesa që brengosen për realizimin e të drejtave të personelit shëndetësor, nuk na shpie askund.

Për më tepër, greva e paralajmëruar për nesër nga FSSHK, nuk është në përputhje me legjislacionin në fuqi që rregullon mbajtjen e grevave, saktësisht nenet 6, 7 dhe 15 të ligjit për grevat.

Me qasje të tillë, humbin edhe pacientët edhe personeli shëndetësor.Kurse ata që paralajmërojnë greva nuk humbin. Përkundrazi, në 5 vitet e fundit FSSHK ka pranuar mbi 3 milionë euro në emër të kontributeve që u janë ndalur nga paga personelit shëndetësor dhe u janë transferuar FSSHK-së.

Dyshoj se ndonjëherë personeli shëndetësor janë njoftuar se ku kanë shkuar këto para.

Dhe krahas përfitimeve financiare, ata shtyjnë përpara edhe axhenda politike siç kishin bërë në vazhdimësi me partitë e pushteteve të kaluara kur në kohë fushate nënshkruanin “marrëveshje” të cilat kurrë nuk i zbatuan.

Zaten, nuk ka mundur të ketë shtet të kapur, pa disa sindikata fort të kapura.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Voziti me patentë të konfiskuar, gjobitet 25-vjeçari me 300 euro dhe i vazhdohet masa për 6 muaj të tjerë

Është gjobitur një 25-vjeçar në Ferizaj, i cili u zu nga policia duke vozitur kur atij iu kishte ndaluar...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img