26,04,2024

Mungesa e donatorëve rrezikon pjesëmarrjen në gara

Must Read

Klubet   sportive jo vetëm në Ferizaj po përballen më mungesë të donatorëve  e rrjedhimisht edhe të financave të klubeve të tyre. Këtë problem si duket ka edhe klubi i karatesë Fituesi i cili përmes një komunikate ka njoftuar se në mungesë të mjeteve financiare nuk do të mundë të marrë pjesë në garat  të cilat këtë të diele organizohen ne Prishtinë „Kosova Open“

Në komunikatën lëshuar nga klubi thuhet:

 

Të dielën Organizohet “KOSOVA OPEN”.  KK FITUESI nuk mund të paraqitet shkaku financave. Klubi i Karatesë  FITUESI  nga Ferizaj është klub në të cilin ushtrojnë mbi 50 garues në këtë klub ushtrojnë dy gjinitë meshkuj dhe femra , KK FITUESI ka marrë pjesë ne 4 turne te cilët janë mbajtur ne kalendarin e Federatës së Karatesë se Kosovës duke arritur gjithmonë të jetë në 3 top klubet më të mira kosovare për nga rezultatet.

 KK FITUESI aktualisht është në mungesë të donatorit dhe në këtë gjysmë viti i ka kryer të gjitha obligimet vet, pra kjo po ndikon negativisht pasi që familjet janë të detyruara që me para të veta të i dërgojnë fëmijët në gara mirëpo kjo ndihmesë e prindërve duke marrë parasysh kushtet e jetës nuk po mund te jete e pranishme gjithmonë, për këtë arsye klubi i karatesë Fituesi  nga Ferizaj nuk mund të marrë pjesë në këtë turne edhe pse ata janë të përgatitur maksimalisht dhe janë në maja të sukseseve. Shpresojmë që në të ardhmen të na ofrohet ndonjë donacion apo donator që këta talent të karatesë që po e përfaqësojnë qytetin e Ferizajt në gjithë Kosovën dhe jashtë vendit duke na bërë krenar me fitoret dhe sukseset në mënyrë që të mos shuhen .

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img