28,03,2024

MTI: Marketet lejohen të punojnë sipas orarit të rregullt dhe pavarësisht kategorizimit

Must Read

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka njoftuar se marketet lejohen të punojnë sipas orarit të rregullt dhe pavarësisht kategorizimeve .

“Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) sqaron për bizneset dhe organet përgjegjëse për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve dhe vendimeve të Qeverisë, se në bazë të Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, nr.01/42 të datës 11/11/2020, marketet lejohen të ushtrojnë veprimtarinë e tyre pavarësisht kategorizimit të komunave sipas nivelit të infeksionit”, thuhet në komunikatë.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, respektivisht Inspektorati i Tregut sqaron se me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës nr.01/42 për masat e përgjithshme dhe specifike për mbrojtje nga pandemia COVID-19, respektivisht në pikën 20, 20.8 të këtij vendimi është përcaktuar lejimi i ushtrimit të veprimtarive, pavarësisht kategorizimit të komunave sipas nivelit Në listën e lejimit të ushtrimit të veprimtarive është edhe sektori i produkteve ushqimore respektivisht marketet.

“Kurse në pikën 23, 24 dhe 25 të të njëjtit vendim janë përcaktuar masat që vlejnë për komunat , të mesëm dhe të lartë të infeksionit, ku është përcaktuar që operatorët ekonomikë lejohen të punojnë nga ora 05 deri në ora 18:00 dhe me këtë rast fjala është për operatorët ekonomikë që ushtrojnë veprimtari të tjera, duke përjashtuar listën e veprimtarive që lejohen të operojnë sipas pikës 20 të këtij vendimi, të cilët lejohen të punojnë sipas orarit të rregullt dhe pavarësisht kategorizimit ”, thuhet në komunikatë. “Zyra ligjore e Inspektoratit të Tregut në MTI-së sqaron se gjatë konsultimit me inspektorin në fjalë, është munduar t’i këshillojë inspektorët sipas sqarimit të lartcekur”.

MTI-ja shton se “ne mendojmë që vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës, duhet të lexohen drejt dhe të zbatohen në këtë formë, nga ana e organeve përgjegjëse për zbatimit të ligjeve dhe vendimeve të Qeverisë, pasi në të kundërtën mund të përballemi me pasoja ligjore, gjithashtu me veprime administrative jo të drejta, pa dyshim mund të krijojmë humbje ekonomike për operatorët ekonomikë të cilët ashtu janë të goditur nga pandemia Covid-19”.

Me këtë rast ftohen operatorët ekonomikë që të parashtrojnë ankesë në Inspektoratin e Tregut të MTI-së kundër çdo veprimi administrativ të ndërmarrë nga inspektorët e tregut, që i konsiderohen në kundërshtim me ligjet dhe vendimet në fuqi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img