19,04,2024

MSh ndan autoambulanca për Ferizajn, Fushë-Kosovën, Vitinë dhe Kamenicën

Must Read

Ministria e Shëndetësisë ka ndarë të hënën katër autoambulanca për Kujdesin Parësor Shëndetësor në komunat Ferizaj, Fushë-Kosovë, Viti dhe Kamenicë.

Me rastin e dorëzimit të autoambulancave, sekretari i Përgjithshëm i MSh-së, Naim Baradiqi, tha se ndarja e tyre është bërë sipas prioriteteve të vlerësuara nga Ministria e Shëndetësisë bazuar në kërkesat e pranuara dhe se do të vazhdojë që edhe vitin tjetër të pajis Kujdesin Parësor Shëndetësor me autoambulanca të tjera me qëllim të ruajtjes së jetës së qytetarëve kosovarë dhe përparimit të shëndetit të tyre

Përfaqësuesit e komunave përfituese kanë shprehur falënderimin e tyre për Ministrinë e Shëndetësisë dhe kanë theksuar se me autoambulancat e reja, do të kenë mundësi që të ofrojnë shërbime shëndetësore më të shpejta dhe më të mira për qytetarët e tyre, përfshirë edhe zonat më të largëta nga qendrat.

Autoambulancat kanë kushtuar rreth 200 000 euro, ndërsa janë blerë nga MSH-ja bazuar në termat e referencës (Basic life support BLS) të përcaktuar nga ekspertët e kujdesit shëndetësor emergjent, sipas ISO standardeve për pajisje mjekësore.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img