28,03,2024

MPMS: Nga sot mund të tërhiqen asistencat mujore prej 130 eurosh

Must Read

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale njofton të gjithë familjet dhe qytetarët që kanë ushtruar të drejtën e ankesës për Masën nr. 15 në kuadër të Qendrave për Punë Sociale dhe që iu është aprovuar e drejta për të përfituar asistencë mujorë në vlerë prej 130 euro nga Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave, do të kontaktohen dhe informohen përmes telefonit nga zyrtaret e Qendrave për Punë Sociale deri me datë 31 dhjetor 2020.

Për të gjithë familjet që informohen nga Qendrat për Punë Sociale se u është njohur e drejta për të përfituar këtë asistencë mujore për muajt prill-qershor 2020, mjetet buxhetore mund t’i tërheqin nga Zyrat Postare më të afërta në kuadër të komunës së tyre, duke filluar nga data 28 dhjetor 2020 deri me 15 janar 2021.

Familjet dhe qytetarët që u është refuzuar ankesa për të përfituar asistencën mujore në vlerë prej 130 euro, mund të paraqiten në Qendrat për Punë Sociale të komunës përkatëse nga data 15 janar 2021, për të pranuar vendimin zyrtar dhe për të shfrytëzuar mundësinë e parashtrimit të ankesës në gjykatën përkatëse.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img