29,03,2024

MPJ konfirmon vdekjen e tre të rinjve nga Kosova në sulmin terrorist në Munih

Must Read

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës thotë se që nga momenti i sulmit në Munih ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet e sigurisë dhe diplomatët e saj për të ndjekur nga afër tragjedinë.

“Konsullata e jonë ka konfirmuar këtë mëngjes me policinë gjermane dhe familjarët se tre të rinj shqiptarë kanë humbur jetën nga sulmi i mbrëmshëm në qendrën tregtare në Munih”, njofton MPJ.

Të tronditur nga sulmi terrorist, MPJ shpreh ngushëllimet më të thella familjarëve dhe qëndron pranë tyre në këto momente të vështira për ta dhe gjithë komunitetin shqiptarë kudo në botë.

“MPJ dhe Ambsada është në dispozicion të familjeve dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës të prekur mbrëmë nga kjo ngjarje shokuese dhe e dhimbshme”, thuhet në njoftim. /Lajm

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img