Ferizaj

“Mos shkatërroni ëndrrat” projekt i të rinjve nga Ferizaj për barazinë gjinore (VIDEO)


Publikuar më:


Një grup i të rinjve nga Ferizaj, ka bërë një projekt që për qëllim ka ngritjen e vetëdijesimit rreth barazisë gjinore.

“Mos shkatërroni ëndrrat”, është titulluar projekti i “Change with us”.

“Ndërsa bota ka arritur përparim drejt barazisë gjinore dhe fuqizimi të grave, gra dhe vajza ende vazhdojnë të vuajnë diskriminim dhe dhunë në çdo pjesë të botës. Barazia gjinore nuk është vetëm një e drejtë themelore e njeriut, por një themel i domosdoshëm për një botë paqësore, të prosperuar dhe të qëndrueshme”, thuhet në një postim të këtij grupi të të rinjve.

“Sigurimi i grave dhe vajzave me një qasje të barabartë në arsim, kujdes shëndetësor, punë të mirë dhe përfaqësim në proceset e vendimmarrjes politike dhe ekonomike do të nxisë ekonomi të qëndrueshme ku do të përfitojnë shoqëritë dhe njerëzimi në përgjithësi.Me ligjet ekzistuese në Kosovë, femrat kanë të drejtën e trashëgimisë familjare, por ligjet sfidohen nga tradita dhe zakonet. Mirëpo qëndrimet e tilla, qojnë në stagnimit e shoqërisë të ecë para dhe të përjetojë një zhvillimin normal politik, ekonomik dhe social”.

Video-ja e mëposhtme është krijuar me qëllimin e sensibilizimit të shoqërisë, në mënyrë më kreative.

To Top