24,04,2024

Moment historik për Teatrin “Adriana” në Ferizaj, aktorët e stafi tjetër nëshkruan kontratat e rregullta të punës

Must Read

Moment historik për Teatrin “Adriana” në Ferizaj, aktorët e stafi tjetër nëshkruan kontratat e rregullta të punës, Kryetari Aliu konfirmoi mbështetjen e vazhdueshme për Teatrin

Mëngjesin i sotëm, nisi me artin e kulturën. Ishin aktorët e sapozgjedhur të Teatrit “Adriana” bashkë me stafin tjetër të zgjedhur të këtij institucioni që u pritën në takim nga Kryetari i Komunës, Agim Aliu, shoqëruar edhe nga drejtorja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Xhemile Murati Shabani si dhe përfaqësuesi i Komunës në Këshillin Drejtues të Teatrit, Albion Sherifi.

Plot 19 të punësuar me kontrata të rregullta, në mesin e tyre 8 aktorë dhe 11 staf tjetër menaxherial e teknik janë zgjedhja e vendosmëria e qeverisjes lokale që ta forcoj institucionin e Teatrit me kapacitete të plota të punës.

Moment historik, kur dihet se deri më tani nuk ishte e zgjidhur çështja e angazhimit të përhershëm të aktorëve, e për herë të parë me kontrata të rregullta po formohet trupa rezidente e aktorëve dhe stafit tjetër drejtues e teknik, e quajti i pari i Komunës, Agim Aliu. Ai tha se qeverisja e tij, ndryshe nga të mëparshmet ka dëshmuar mbështetje të jashtëzakonshme, qindra mijëra euro dedikuar prodhimtarisë së shfaqjeve, pagave të punonjësve të teatrit e pjesëmarrje në festivale, çka ka bërë Teatrin e Ferizajt më aktivin e me prodhimtarinë më të madhe në gjithë vendin. Kryetari Aliu shtoi se kjo mbështetje do të vijoj e do të rritet vazhdueshëm, ku në mesin e investimeve kapitale është projektuar renovimi i tërësishëm i Teatrit “Adriana”, ndërtimi i Pallatit të Kulturës ku hapësira të konsiderueshme do t’i dedikohen Teatrit e që kështu mbyllet cikli i investimebe kapitale në këtë drejtim, për të vijuar me mbështetje çdoherë në rritje të projekteve teatrore.

Edona Berisha Bekteshi, aktore e Teatrit “Adriana”, në emër të gjithë kolegëve aktorë dhe stafit tjetër shprehu falënderimin për mbështetjen e vazhdueshme të Teatrit “Adriana” nga Kryetari Aliu dhe qeverisja e tij, që ka bërë të mundshëm edhe nënshkrimin e këtyre kontratave të rregullta të punës për aktorë e stafin tjetër.

Me urimin e Kryetarit të Komunës, Agim Aliu, drejtores Xhemile Murati Shabani, për punë të mbarë gjithësecilit nga të zgjedhurit, bisedat për rrjedhën e aktiviteteve teatrore në Ferizaj si dhe nënshkrimin e kontratave nga gjithësecili aktorë e zyrtarë tjetër në këtë institucion, u mbyll pritja uruese e Kryetarit të Komunës, Agim Aliu për aktorët e stafin e Teatrit “Adriana”.

Aktorët e zgjedhur sipas konkursit të Teatrit “Adriana” janë: Mevlan Saraçi, Blin Sylejmani, Edona Berisha Bekteshi, Jajush Ramadani, Sherif Bega, Milot Salihu, Dardane Mehmeti dhe Gresë Gashi, kurse në pozitat tjera u zgjodhën: Besim Ugzmajli – Udhëheqës Artistik, Arben Marevci – Dramaturg, Ali Krasniqi – Inspicient, Eleonora Gagica Hamza – Garderobiere, Mirjeta Brahimi – Grimere, Avni Ajvazi – Mjeshtër skenografie, Naim Berisha – tonist/biletashitës, Hajrullah Elezi – Mjeshtër ndriçimi, Lirije Sadriu – Zyrtare administrative, Xhelal Topalli – Zyrtar financiar dhe Florim Hashani – punëtor skene.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img