29,03,2024

Molliqaj: Viti 2017 do të jetë vit i padurimit qytetar me durimin rrënues të Isa Mustafës

Must Read
Dardan Molliqaj

 

“Isa Mustafa sot paska thënë që e ka duruar deri tash ministrin Mariq, veç pse është serb”, ka shkruar Molliqaj. Sipas tij, në fakt, gjatë tërë qeverisjes së tij Mustafa duroi shumë.

Postimi i plotë:

Isa Mustafa sot paska thënë që e ka duruar deri tash ministrin Mariq, veç pse është serb.

Në fakt, gjatë tërë qeverisjes së tij ai duroi shumë:

– E duroi Listën Serbe në cenim të sovranitetit, veç pse është e Vuqiçit,

– E duroi Kadri Veselin që sipas tij i ka duart me gjak, veç pse ai është shef i SHIK-ut,

– E duroi Hashim Thaçin president, veç për me mbetë vetë kryeministër,

– I duroi djemtë e tij me marrë tenderë të shtetit dhe terminale, veç pse i ka djem,

– E duroi Margarita Kadriun me marrë terminal, veç pse ajo ia ka bë Thaçin President,

– E duroi murin në Mitrovicë, vetëm pse e ndërtuan strukturat paralele të Serbisë…

Ky është kryeministër impotent, që duron gjithçka vetëm për të mbetur kryeministër. Por durimi i tij është bërë i padurueshëm.

Viti 2017 do të jetë vit i padurimit qytetar me durimin rrënues të Isa Mustafës.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img