20,04,2024

Molliqaj i kundërpërgjigjet Mustafës: Po e ndjen që viti i ri do të jetë vit i rënies së tij

Must Read

Sipas tij, çdoherë kur Isa Mustafën e kap paniku, ai shan dhe ofendon kundërshtarët politikë.

“Kësaj radhe paniku është më i madh sepse i ka humbur edhe dy aleatët e fundit, Kadri Veselin (shefin e SHIK-ut që sipas tij “i ka duart me gjak të zyrtarëve të LDK-së”) dhe Listën Serbe e Vuçiqin që e mbanin në pushtet”, ka shkruar Molliqaj, transmeton lajmi.net.

Tutje ai ka thënë se kur Lista Serbe bënte veprime kundër shtetit të Kosovës, Mustafa i dilte në mbrojtje.

“Vetëm pasi ajo e braktisi dhe po ia rrezikon pushtetin, Mustafa i ka nxitur si asnjëherë më parë shërbëtorët e tij të flasin kundër Listës Serbe. Ku ishin më herët?! Duke qenë krejt i vetmuar, sonte e paska keqpërdorur edhe LDK-në përmes së cilës lëshoi deklaratë në mbrojtje të vetes. Isa Mustafa po e ndjenë që viti i ri do të jetë vit i rënies së tij!”, ka shkruar në fund Molliqaj. /Lajmi.net/

Lexoni edhe:

LDK: Kosova është më e fortë se rrugaçi Gjuriq, injoranti komik Lekaj dhe krimineli ordiner Molliqaj

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img