19,03,2024

Mohimi i gjenocidit është fazë gjenocidiale

Must Read

Dr. Sc. Salihe Salihu

Tema që do trajtojmë është krimet gjenocidale të kryera në Kosovë. Kosova ka aq shumë ngjarje që ju kanë shkaktuar,  pa vullnetin e as dëshirën e saj, sa që jo vetëm brezi jonë por edhe shumë breza të ardhshëm nevojitet të studojnë e të nxjerrin në dritë dëmet dhe pasojat gjenocidale që i bartëm dhe po i bartim edhe sot e kësaj dite.

Populli shqiptar ka përjetuar gjenocid ndër shekuj por pas Luftës së Dytë Botërore  u mobilizuan popujt e liderët liridashës  me sloganin ”Never Again” me qëllim që ti sanksiononin veprat gjenocidale me Konventa Ndërkombëtare  sic është Konventa për Parandalimin dhe Dënimin e Krimit të  Gjenocidit e vitit 1948.

Perkundër ekzistencës së kësaj Konvente në Kosovë nuk u ndal gjenocidi por vazhdoi pandërprerë duke u udhëhequr me politikë gjenocidale, e cila në Kosovë pas Luftës së Dytë Botërore është e njohur si periudha e krimeve gjenocidale që udhëheqej nga Rankoviqi. Periudha rankoviqiane zgjati deri kah fundi i vitit 1960-të, dhe si pasojë e kësaj politike gjenocidale mijëra shqiptarë ja kishin mësyer Turqisë për të gjetë strehim asokohe, e si dëshmi e gjallë e kësaj politike gjenocidale jam vetë unë që linda atje si fëmijë i të emigruarëve shqiptarë. Pas Plenumit të Brioneve  (1966) u hoq Rankoviqi nga skena politike e ish Federatës Jugosllave por nuk u zhduk doktrina gjenocidale e cila u përdor edhe më tej nën maskën e vllazërim bashkimit të popujve brenda kësaj Federate.

Periudha e viteve 1970 shënohet si vit ku shqiptarët arritën t’i gëzojnë të drejtat minimale, mirëpo më pas, veprimet gjenocidale të rafinuar u shpërfaqen pas demonstratave të vitit 1981. Epoka e vitit 1980 në Kosovë karakterizohet me vrasje të ushtarëve shqiptarë, burgosje masive e persekutime por edhe  vrasjen e fëmijëve të porsalindur – që bëheshin nga mjekët e infermierët  që udhëhiqeshin nga doktrina gjenocidale. Në mesin e fëmijëve të vrarë nga kjo doktrinë gjenocidale është edhe biri im ILIRI –që nuk arrita për t’ia festuar vitin e parë të lindjes, meqë  ju dha medikament vdekjepurëse në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj nga vrastari shovenist – pediatri me emrin Panajot. Vargu është i madh i fëmijë shqiptarë që  nuk arritën të jetojnë as sa Iliri im meqë  filluan të mbytën fëmijët e porsalindur nga duartë e mjekëve e infermerëve që nën mantelin e bardhë ekzekutonin veprime të udhëhequra nga doktrina gjenocidale.  Doktrina gjenocidale ishte elaboruar nga Akademia e Shkencave të Serbise ku si më herët edhe gjatë viteve të 1980-ta kjo Akademi kishte nxjerrë Memorandum (1986) kundër popullit shqiptar. Për të implementuar doktrinë gjenocidale ishin dizajnuar strategji ekzskutimi nga vetë kopola e liderëve të Serbisë.

Në vecanti, veprimet gjenocidale u intensifikuan pas suprimimit të autonomisë në vitin 1989 atëherë kur edhe vetë sistemi komunist ishte duke përjetuar muajit e fundit para përmbytjes përfundimtare në Evropë. Atëherë pra, kur bota ishte në luhatje dhe sistemi ndërkombëtar ishte duke u rikonsoliduar morrën hov veprimet gjenocidale dhe filluan të shfaqen në mënyrë më transparente.

Në fillimin e viteve 1990-ta krimi gjenocidal u shtri në përmasa të gjëra duke i helmuar nxënësit shqiptarë nëpër të gjitha shkollat anembanë Kosovës. Për këto helmime ekzistojnë libra që dokumentojnë këtë vepër makabre. Për këtë veprim gjenocidal të serbëve që helmuan nxënësit shqiptar u morrë historiani e humanisti suedez Göran Wassenius, tani i ndjerë, i cili punoj mbi dhjetë vjetë për të dokumentuar me fakte për helmimet e kryera në Kosovë të cilat i përmblodhi në libirn e tij në gjuhën suedeze ” Den Mystiska Sjukdomen” (”Sëmundja Mistike”). 

Në vitet 1990 veprim gjenocidal në mënyrë transparente  u shpërfaqe edhe në vende të tjera të botës si në Rwaundë ku në vitin 1994 brenda100 ditë, pra për tre mujë e ca ditë,  me hanxhar u vranë afro një miljon Tutsi nga politika gjenocidale e udhëheqësve të Hutu-vë  që pretondonin pushtetin. Ekspanzioni i veprimeve gjenocidale transparente arriti kulmin në territorin e Evropës ku para pranisë ndërkombëtare në vitin 1995 në Bosnje u krye gjenocidi mbi popullatën boshnjake në Srebenicë e më pas tri vite më vonë, në vitin 1998, veprimet gjenocidale tërësisht trasparente u kryen edhe në Kosovë, ku sipas të dhënave numri i masakrave masive arrinë mbi 300-të .

Masakrat që u kryenin në Kosovë gjatë vitit 1998 mund të klasifikohen vetëm në njërën ndër dhjetë fazat e piramidës së doktrinës gjenocidale që  është ekzekutuar mbi popullatën shqiptare, meqë fazat tjera gjenocidale si stigmatizimi, diferencimi, diskriminimi , dehumanizimi, persekutimi, organizimi i terrorit, polarizimi mes grupeve etnike e shfarosja e përkatësisë shqiptare ishin të vazhdueshme. 

Në kuadër të dhjetë fazave të skemës së piramidës gjenocidale është faza e MOHIMIT të gjenocidit si faza e fundit e kryerjes së gjenocidit. Kjo fazë po vazhdon të përdoret nga udhëheqësit serb  edhe sot e kësaj dite edhe në këto caste është duke mbijetuar kjo fazë e fundit gjenocidale, pra MOHIMI i gjenocidit. Në këtë fazë të doktrinës gjenocidale tentohet që të mohohen dokumentet dhe faktet për vrasjet e kryera nga veprimet gjenocidale. Ekzistimi i fazes së fundit gjenocidale po shpërfaqet ende edhe para opinionit ndërkombëtar meqë udheheqësit serbë si Aleksandër Vuciqi e Ana Bërnabiq po mohojnë gjenocidin e kryer në Kosovë.

Që ta ndalojmë këtë veprim gjenocidal apelojmë tek udhëheqësit e Unionit Europian që janë të involvuar për cështjen e Kosovës, si Lajcaku e Borreli si dhe tek i dërguarit amerikan Eskobari që ta marrin parasysh domosdoshmërinë imediate për ndërprerjen e kësaj faze të fundit gjenocidale dhe të detyrojnë Vuciqin dhe Bërnabiqin që mos vazhdojnë me fazën gjenocidale të mohimit por që të orientohen kah kërkim falja. 

Ndëshkimi i të gjitha fazave gjenocidale do të rezultoj në perspektivën e re: për zbardhjen e krimeve gjenocidale dhe për kërkimfalje si dhe riplasimin e sloganit NEVER AGAIN.  Me këtë perspektivë të re mund të arrihet pajtimi me qëllim që brezat që vijnë të mishërojnë vlera demokratike e të jetojnë në një paqe stabile. 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Voziti me patentë të konfiskuar, gjobitet 25-vjeçari me 300 euro dhe i vazhdohet masa për 6 muaj të tjerë

Është gjobitur një 25-vjeçar në Ferizaj, i cili u zu nga policia duke vozitur kur atij iu kishte ndaluar...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img