19,04,2024

Mjekët nisen drejt familjes së ngujuar në Viti që nuk i ofronte askush ndihmë

Must Read

Tre fëmijë në fshatin Stubëll të Vitisë kanë mbetur të ngujuar brenda shtëpisë së tyre.

Sipas familjarëve ata nuk po vizitohen nga ana e personelit mjekësor. Njëri nga këta tre fëmijë sipas familjarëve ka temperaturë 39 gradë. Ndërkohë gjyshi, babai dhe nëna e tyre gjenden tashmë në spital si raste të konfirmuara me koronavirus. Por pas publikimit të lajmit në media, ekipi mjekësor siç duket tani është nisur drejtë Stubllës. Kështu po deklarojnë familjarët e këtyre fëmijëve.

Gazeta Express, ka biseduar me familjarin e këtyre fëmijëve. Ai ka deklaruar se i ka kontaktuar mjekët por që të njejtit sipas tij, kanë hezituar që t’i dërgojnë ekipet për kontrollimine këtyre tre fëmijëve.

“Qetash tu folë me ta në telefon, i kanë ra pishman që janë përgjigjë në atë formë. Ju tregova që e kam publiku i kam thirrë gazetarët. Sepse fillimisht kanë thënë nëse doni me i pru ju mirë, nëse jo, ne s’kemi ligj me ardhë me i marrë. Tash më thirrën më thanë që të ka dhënë informata keq mjekja që ka bisedu në telefon e që tash janë nisë ma ardhë me i marrë ”, tregon i afërmi i kësaj familje.

Sipas tij, njëri nga këta fëmijë, i moshës 17-vjecare, ka temperaturë 39 gradë.

“Ka temperaturë 39 gradë, ka përdorë paracetamol. Më kanë thirrë mu në telefon, në shtëpi në Stubëll vetëm fëmija janë, prindërit i kanë në spital. Kërkush nuk guxon me shku. Unë nuk di cka me ju bo, s’kam masa mbrojtëse”, thotë ky familjar.

(Ngjarje ne zhvillim)

Urgjente: Fëmijët e dy të prekurve me koronavirus në Viti nuk po i trajtojnë mjekët, mbesin të ngujuar në shtëpi

Familja në Stubëll të Vitisë që është goditur nga koronavirusi po kalon nëpër një ankth të vërtetë. Fillimisht ishte gjyshi 77 vjeçar që doli pozitiv me virus, pas tij edhe djali dhe reja. Tash në shtëpi kanë mbetur me simptome edhe dy fëmijët e çifitit, por që askush nuk po ju vjen në ndihmë, e as mjekët të cilët janë thirrur.

Të premtën në Kosovë u shënua rasti i parë që bartë virusin kinez Corona-19, apo siç njihet ndryshen koronavirusin. Dy të infektuarit e parë ishin një 77-vjeçar nga Vitia si dhe një 20-vjeçare. Por ani se Vitia ka hy në karantinë që dy ditë, nipërit e të moshuarit që bartë koroknavirusin gjenden mbyllur në shtëpi.

Ata nuk po vizitohen nga ana e mjekëve.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img