24,04,2024

Mjekët apelojnë për lëvizje të  redukturara gjatë temperaturave të larta

Must Read

Temperaturat e larta që po mbretërojnë këtyre ditëve   kanë filluar të  shkaktojnë problem të ata të cilët kanë sëmundje kronike

Një rast i alivanosjes ka ndodhur sot  në mesditë në oborrin e Marketit “Viva”  në rrugën Dëshmorët e Kombit kur një qytetar është përplasur për tokë pa vetëdije.

Menjëherë shumë qytetarë janë grumbulluar që ti ofrojnë ndihmë deri sa në vendin e ngjarjes ka arritur edhe ndihma e shpejt e cila ka marrë këtë person dhe e ka dërguar në emergjencën e mjekësisë primare në Ferizaj.

Mjeku kujdestar Doktor Milaim Krasniqi i tha FerizajPress se pacienti    i cili është alivanosur në oborrin e marketit Viva është një rast epileptik  dhe  tani gjendet në emergjencën e mjekësisë primare në Ferizaj ku po trajtohet nga mjekët e kësaj qendre.

Krasniqi tha se ky pacient  ka filluar të përmirësohet dhe gjendja e tij  tani është stabile.

Gjithashtu  mjekët kanë apeluar që  të moshuarit ,fëmijët dhe të sëmurit kronik të reduktojnë lëvizjet gjatë kohës  së ditës kur temperaturat janë të larta për t’i ikur  rasteve të këtilla.

13522543_10201871874554879_1840020979_n 13511588_10201871875594905_1143445732_n 13515385_10201871858154469_1170063751_n 13487508_10201871859474502_1258007522_n 13521091_10201871859794510_647045801_n

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img