20,04,2024

Mishi që konsumohet dhe produktet tjera me natyrë shtazore janë të një kualiteti të lartë

Must Read

Ferizaj, 23 gusht.  Në komunën e Ferizajt ekzistojnë tri thertore dhe dhjetë mishtore të cilat në baza ditore bëjnë furnizimi e qytetarëve me mish dhe produkte të tij.

Ndonëse tashmë në komunën e Ferizajt është e pranishme sëmundja gungore e lëkurës së gjedhit, zyrtarë nga inspektorati i veterinës kanë bërë të ditur se krahas kontrollit të rregullt që ushtrojnë nëpër këto subjekte kanë shtuar masat e kontrollit edhe ndaj qendrave të tjera afariste që ushtrojnë shitjen e mishit edhe produktet tjera me natyrë shtazore.

Rastet e shfaqura me sëmundjen gungore të lëkurës së gjedhit në komunën e Ferizajt, nuk duhet t’i shqetësojnë aspak qytetarët lidhur me kualitetin e mishit që konsumojnë.

Këtë e kanë bërë të ditur sot zyrtarë të inspektoratit të veterinës, të cilët së fundi kanë shtuar kontrollet nëpër subjektet që merren me therjen dhe shitjen e mishit dhe produkteve të tij.

Ridvan Berisha, inspektor i veterinës, ka folur për hapat që inspektorati i veterinës i ndërmerr në teren, ndërsa ka thënë se situata me këtë sëmundje veq sa ka rritur nivelin e kontrollit nëpër subjektet tregtare. ”Mishi në treg dhe produktet e tij janë të një cilësie të lartë.Kafshët paraprakisht para therjes i nënshtrohen kontrollit veterinar, gjithashtu edhe procedurat para , gjatë dhe pas therjes i nënshtrohet kontrollit .Mishi pajiset me certifikatën e cilësisë dhe si i tillë ekspozohet në treg.Në këtë aspekt qytetarët duhet të jenë të qetë për cilësinë e mishit që ekspozohet në shitje”, ka thënë Berisha

Në funksion të kësaj, mësohet se inspektoratit ka shtuar kontrollet edhe nëpër qendrat tregtare që ofrojnë produkte të mishit.Sipas tyre gjendja është e mirë dhe se nuk janë shënuar raste të ndonjë parregullsie në këtë aspekt.

Për më tepër bëhet e ditur se situata në teren sa i përket sëmundjes gungore të gjedhit nuk është edhe e mirë ngase kjo sëmundje po përhapet dhe po manifestohet me ngordhje të gjedhëve.

14123337_10208476332964179_1260151609_o (1)

Drejtor i Drejtorisë për Bujqësi , Ismet Vranovci, ka thënë se janë katër raste në komunën e Ferizajt që janë manifestuar me ngordhje. Ai u ka bërë apel fermerëve që t’i aplikojnë masat mbrojtëse të rekomanduara nga veterineret.

Bëhet e ditur se qytetarët nuk duhet të shqetësohen edhe për cilësinë e qumështit dhe produkteve të tij.

Sipas zyrtarëve dhe këto produkte i’u nënshtrohen kontrolleve të inspektorëve të veterinës. Ndryshe, shfaqja e sëmundjes gungore të gjedhit, ka shtuar së fundi veprimet në teren. Autoritetet komunale thonë se po i bashkërendojnë veprimet me AVUK-un me qëllim të parandalimit të kësaj sëmundje.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img