19,03,2024

Miratohet në parim projektligji që i lë veteranët jashtë pagës minimale

Must Read

Me 68 vota pro, asnjë kundër dhe gjashtë abstenime, Kuvendi i Kosovës e ka miratuar në parim Projektligjin që i hap rrugë rritjes së pagës minimale në Kosovë.

Kuvendi ka miratuar në parim projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore.

Në votimin e këtij projektligji morën pjesë 74 deputetë ndërsa të pranishëm në sallë ishin 94 deputetë.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, AAK para se të hidhej në votim ligji për pagën minimale ka kërkuar që ky ligj të tërhiqet dhe të kthehet në Qeveri.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka konstatuar se projektligji duhet të hidhet në votim sepse diskutimet për këtë pikë janë konsumuar javën e kaluar.

“Projektligji që përcakton pagën minimale të kthehet në qeveri për shkak se ky ligj nuk ka kufar impakti. Në shumicën e sketorit privat paga minimale ka arrit 250 euro. Po të ishte paga minimale në propozimin tonë prej 370 neto atëherë do kishte diskutim. Në këtë projektligj është një nen që largon një kateogri të nderuar të vendit nga lidhja me pagën minimale. Unë mendoj që do të ishte shumë e menqur që ky ligj të terhiqet prej ministrit të Financave, Murati”, ka thënë Tahiri.

Sot Policia e Kosovës është duke  qëndruar në gjendje gatishmërie në rast të organizimit të ndonjë proteste nga veteranët e OVL-UÇK-së.

Ushtruesi i Detyrës së kryetarit të OVL–UÇK, Faton Klinaku dje ka thënë se kjo Organizatë nuk do të protestojë.

Megjithatë, Klinaku ka thënë se nëse votohet ligji, OVL-UÇK do të thërras në protestë.

“Ju duhet që të jeni në kontakt me degët tona në mënyrë që kur ju thërrasim të dilni sa më masovikisht. Nëse ky pushtet e ndryshon ligjin, ne ju thërrasim për protestë ku do të qëndrojmë aty deri në realizimin e të drejtave tona”, ka thënë Klinaku.

Të hënën e kaluar(6 qershor), Kuvendi i Kosovës nuk ka pasur kuorum për vendimmarrje në lidhje me votimin e këtij projektligji.

Më 6 qershor, para Kuvendit të Kosovës kanë protestuar Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Veteranët kanë protestuar për të kundërshtuar mos përfshirjen e tyre në projektligjin për pagat.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Voziti me patentë të konfiskuar, gjobitet 25-vjeçari me 300 euro dhe i vazhdohet masa për 6 muaj të tjerë

Është gjobitur një 25-vjeçar në Ferizaj, i cili u zu nga policia duke vozitur kur atij iu kishte ndaluar...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img