24,04,2024

Ministrja e Arsimit në Shqipëri, Besa Shahini, mirëpret gjysmëfinalsitet e garës së Gjuhës angleze – EngVid nga Ferizaj

Must Read

Shoqata e mësimdhënësve të Gjuhës Angleze në bashkëpunim me Drejtorinë e Arsimit në Ferizaj po realizon edicionin e dytë të garës së gjuhës angleze –EngVid.
Javën që lam pas ka përfunduar java e 8-të e garës, ku janë shpallur gjysmë finalistëte e kësaj gare, të cilë janë shpërblyer me një vizitë një ditore në Tiranë.
E veçanta e kësaj vizite ishte takimi me Ministren e Arsimit, Sportit dhe Rinisë në Shqipëri znj. Besa Shahini.

Këtë e ka bërë të ditur edhe vet Ministrja Shahini në rrjetin social ku ka thënë se ka pasur një vizitë të befasishme nga nxënësit e garave të gjuhës angleze nga Ferizaj


Gjatë këtj takimi znj Ardita Çerkini ( kryetare e shoqatës) e njoftoi Ministren për veprimtarinë e Shoqatës së mësimdhënëve të Gjuhës Angleze dhe rrjedhën e procesit të garës.
Znj. Shahini përgëzoi anëtarët e Këshillit Organizativ për një aktivitet aq madhor të realizuar në baza vullnetare, aktivitet ky që do të reflekton në nxitjen dhe inspirimin e nxënësve për zotërimin e gjuhës angleze si një gjuhë globale, si dhe shprehi gatishmërinë e bashkëpunimit të aktiviteteve të tilla në mes të dy vendeve të cilat do të ndikonin në shkëmbimin e përvojave të mësimdhënësve dhe nxënësve.


Në shenjë falenderimi dhe mirënjohje për mikëpritje Këshilli Organizativ i dhuroi Ministres një bluzë dhe një Pirografi ( Portret – Nënë Teresa) punuar nga Xhemil Ismani.
Znj Shahini është ftuar si mysafire speciale në Finalen e madhe të kësaj gare e cila do të mbahet me 19 Prill 2019 ne Universitetin e Shkencave të Aplikuara ne Ferizaj.


Ndryshe në këtë garë përfshihen 257 nxënës të të gjitha shkollave fillore të komunës së Ferizajt duke përfshirë këtu edhe nxënësit me nevoja të veqanta.
Gara zhvillohet me sistem eliminues për 10 javë, ku pas çdo jave eliminohen nxënësit me më pak pikë të arritura në test ndërsa vazhdojnë rrugëtimin e tyre për në finalen e madhe.nxënësit me më shumë pikë( pikë këto që arrihen në bazë të kritereve të përcaktuar nga këshilli organizativ).

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img