28,03,2024

Ministria e Zhvillimit Rajonal fton bizneset e Ferizajt që të konkurrojnë për përfitimin e granteve deri në 25 mijë euro

Must Read

Qytetarë dhe afaristë ferizajas gjatë ditës së sotme e kanë pasur rastin që të marrin informacione të nevojshme rreth aplikimit në një skemë të granteve për hapjen apo rritje të bizneseve.

Zyrtarë nga Ministria e Zhvillimit Rajonal bashkë me ata nga Drejtoria komunale për Zhvillim Ekonomik dhe Turizëm, kanë mbajtur sot një takim informues me qytetarët e Ferizajt të cilët janë të interesuar për të përfituar nga grantet qeveritare për hapje të bizneseve apo zgjerim të tyre.

Të gjithë qytetarëve të interesuar për përfitimin e këtyre granteve u ka bërë thirrje që ta shfrytëzojnë këtë mundësi edhe drejtori për Zhvillim Ekonomik dhe Turizëm në Komunën e Ferizajt, Zekir Bytyqi.

Ai ka sqaruar se projekti ka tri loto dhe shumat që do të mund të përfitohen janë nga 2 mijë e deri në 25 mijë euro.

Bytyqi ka potencuar se ky projekt nuk ka ndonjë lidhje me Fondin e Punësimit dhe se kanë të drejtë të gjithë ata që i plotësojnë kushtet që të aplikojnë edhe për grantet e Ministrisë.

Nga ana tjetër Agim Zeka nga Agjencia Rajonale për Zhvillim Lindje, potencoi se për gjithë Kosovën është i përcaktuar një buxhet prej 2.4 milionë eurosh , prandaj është një mundësi e mirë që edhe afaristët e Ferizajt të aplikojnë për të përfituar mjete pune të cilat do të ndikojnë në punësime të reja dhe prodhime vendore.

Ndërkaq interesimet e qytetarëve lidhur më këtë projekt ishin nga më të ndryshmet duke u nisur mënyra e aplikimit deri tek sigurimi i ofertave për këto mjete.

Në takimin e mbajtur sot për aplikim në grantet e Ministrisë për Zhvillim Rajonal u bë e ditur se afati për aplikim do të zgjasë deri më 22 shkurt dhe aplikimi duhet të bëhet vetëm në platformën online.

Ndryshe dokumentet e dorëzuara në forma të tjera nuk do të merren parasysh për shqyrtim.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img