26,04,2024

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë do të nxjerrë udhëzim për organizmin e dasmave

Must Read

Qeveria e Kosovës ka shfuqizuar vendimin i cili i ndalonte tubimet, aktivitetet sportive dhe punën e pishinave, për çka edhe u hap mundësia e organizimit të dasmave nga data 1 korrik e këtij viti, por duke respektuar një udhëzues që do të publikohet ditëve në vijim.

Ministri i Industrisë dhe Tregtisë, Vesel Krasniqi, tha për Gazetën Express se nesër do të fillojë hartimi i një udhëzuesi me rekomandime për masat që duhet të merren lidhur me këto organizime.

 “Nga nesër, do të fillojmë me hartimin e një udhëzuesi që do të jetë publik për të gjithë. Ky udhëzues do të hartohet në bashkëpunim të plotë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe me rekomandime të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike”, tha Krasniqi për Express.

E shefi i ekzekutivit, Avdullah Hoti tha se këto vendime janë në kuadër të hapjes së ekonomisë, por në vazhdimësi duhet marrë parasysh edhe shëndeti i njerëzve.

Marrja e gjithë këtyre vendimeve, ministri i Shëndetësisë, Armen Zemaj, tha se është bërë me rekomandimin e ekspertëve shëndetësor.

Por theksoi se nëse ka situatë të re epidemiologjike, do të kthehen masat rigoroze.

“Nëse rastet nuk mund të mbikëqyren gjatë javës në vazhdim dhe ka situatë të re epidemiologjike në Kosovë, rekomandimi është kthimi i masave rigoroze”, tha ai.

Qeveria e Kosovës gjithashtu ka marrë vendim për hapjen e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës.

Fluturimet për dhe nga Prishtina ishin ndaluar në mes të muajit mars kur kishte shpërthyer koronavirusi.

Ministri Zemaj, ka thënë se propozimi është bërë pas rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë. Ai ka shtuar se nëse rastet nuk mund të mbikëqyren gjatë javës në vazhdim dhe ka situatë të re epidemiologjike në Kosovë, rekomandimi është kthimi i masave rigoroze.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img