03,07,2025

Ministria e Financave tregon se kur do t’i marrin nga 300 euro ata që humbën punën gjatë pandemisë

Must Read

Zëvendësministri i Financave Agim Krasniqi, ka folur rreth pagesës së 300 eurove për ata që i kanë humbur vendet e tyre të punës shkaku i pandemisë.

Krasniqi tha se tërheqja e Trustit dhe neneve tjera që nuk kërkojnë miratimin e buxhetit të ri mund të zbatohen këtë vit.

Ai sqaroi se ka edhe nene nga Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike, që nuk mund të zbatohen pa miratimin e Ligjit për Buxhetin e vitit 2021.

Numri dy i financave në Kosovë tha se pagesat për ata që kanë humbur vendet e punës dhe mbështetja për bizneset janë të lidhura me buxhetin e ri.

Njoftimi i plotë:

Informatë me shkas

Shumë mediume dhe qytetar këto ditë po më shkruajnë e po pyesin se kur do të filloj ekzekutimi i pagesave prej 300 eurove për ata që kanë humbur vendet e punës dhe po ashtu kur do të filloj implementimi i mbështetjes për biznese duke u mbështetur në Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike (LRE).

Në pamundësi të përgjigjeve individuale po i`u njoftoj se disa nene të LRE mund të fillojnë të zbatohen këtë vit siç është rasti me tërheqjen e mjeteve të trustit, ose edhe nene tjera që nuk kërkojnë miratimin e Ligjit për buxhet për vitin 2021.

Por disa nene të LRE nuk mund të zbatohen pa kaluar Ligji i buxhetit për vitin 2021 sepse kërkojnë që për implementimin e tyre të ketë ndarje buxhetore, të përcaktohet Institucioni që do të implementoj këto nene, të përcaktohen kriteret dhe mënyra e aplikimit të përfituesve. Kjo nënkupton që pagesat për ata që kanë humbur vendet e punës dhe mbështetja në vazhdim për biznese janë të lidhura me aprovimin e Ligjit të buxhetit për vitin 2021.

Lus qytetarët dhe bizneset që nuk kanë bërë përditësimin e të dhënave të tyre ( në ATK dhe të mirëmbajnë aktive llogaritë e tyre bankare),ta bëjnë këtë, për të mos pasur vonesa në pranimin e mjeteve në momentin e ekzekutimit të pagesave.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për...

Në këtë vit akademik në nivelin bachelor, do të pranohen 420 studentë të rregullt, prej të cilëve 50 vende...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img