24,04,2024

Ministri Mustafa pas rastit të së miturës në Drenas: Kam menduar të dorëhiqem, por më mirë rasti të merr epilog të merituar

Must Read

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, ka thënë se ka menduar edhe dorëheqjen pas publikimit të rastit të vajzës së mitur nga Drenasi që është keqtrajtuar së pari nga mësuesi e më pastaj edhe nga një zyrtar policor.

Mustafa në një deklaratë për RTV Dukagjinin ka thënë po ashtu se rasti ka qenë në zhvillim e sipër kur e ka marrë detyrën.

Ai ka dhënë një arsye se pse nuk e ka dhënë dorëheqje, duke thënë se është më mirë që të vazhdohet zgjidhja e rastit.

“Më ka shkuar mendja që rastin ta trajtojmë në atë mënyrë që të merr një epilog të merituar sepse rasti është mjaft i ndjeshëm dhe prekës”, tha ministri.

“Po sidoqoftë unë e kam menduar që është një pozicion që unë të marr masa edhe ndaj vetvetes, por momenti kur e kam marr detyrën rasti veç ka qenë në zhvillim e sipër. Është e mira e së mirës që ne të vazhdojmë në atë mënyrë që rasti të zgjidhet pa marr parasysh a unë do të jap dorëheqje a jo. Por, sidoqoftë nuk do të jetë vakum institucional edhe nëse largohem unë nga kjo detyrë. Më ka shkuar mendja që rastin ta trajtojmë në atë mënyrë që të merr një epilog të merituar, sepse është rasti mjaft i ndjeshëm dhe mjaftë prekës për dikasterin të cilin unë e udhëhiqi”, ka thënë ministri Mustafa.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img