19,04,2024

Ministri Mustafa mbajti takim me kryetarët e komunave

Must Read

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Ekrem Mustafa, ka mbajtur takim me kryetarët e Komunave të Republikës së Kosovës.

Me këtë rast, ministri Mustafa theksoi se ky takim është i një rëndësie të veçantë sepse krijon mundësi për dëgjimin e të arriturave dhe sfidave nëpër komunat e Republikës së Kosovës.

Fillimisht, temë diskutimi ishte procesi i riatdhesimit dhe ri-integrimit të qytetarëve të kthyer nga Siria.

Ministri Mustafa para të pranishmëve bëri të ditur se Ministria e Punëve të Brendshme, në përkrahje të institucioneve tjera të Republikës së Kosovës, të përfshira në këtë proces, kanë dhënë asistencën e duhur në ri-integrimin dhe rehabilitimin e këtyre personave.

Gjithashtu, ministri Mustafa tha se në këtë proces po japin një kontribut të çmuar mekanizmat ndërkombëtar.

Më pas, u diskutua lidhur me çështjen e sigurisë, me theks të veçantë të sigurisë në trafik.

Lidhur me këtë temë, ministri Mustafa tha se është shumë shqetësues shtimi i aksidenteve në trafik, të cilat shpeshherë përfundojnë me fatalitet.

“Kjo çështje është shumë shqetësuese dhe është koha e fundit që institucionet të veprojnë konkretisht në minimizimin e këtij problemi”, tha ai duke shtuar se përgjegjësia kryesore bie mbi institucionet e vendit, por edhe shoqërisë në përgjithësi.

Në anën tjetër, zëvendës ambasadori i misionit të OSBE-së  në Kosovë, z. Kilian Ëahl, tha se si mision kanë  mbështetur themelimin dhe punën e forumeve lokale dhe komunale të sigurisë, në mënyrë që të ndërtohet një mekanizëm solid i besimit, respektimit dhe lidershipit të mirë në kuadër të policimit në komunitet dhe bashkësi.

Ai tha se puna e Policisë së Kosovës viteve të fundit ka kontribuar drejtpërsëdrejti në rritjen e sigurisë te të gjithë qytetarët e Kosovës, dhe niveli i besimit të PK qëndron në 61 për qind që është një numër shumë i mirë krahasuar me vendet fqinje.  

“Shpresojmë që kjo përqindje të rritet edhe më tej. Ne duhet të rrisim përpjekjet tona që të përmirësojmë sigurinë dhe këtë ta bëjmë si përmes Këshillave Lokale të Sigurisë në Bashkësi dhe përmes Këshillave Komunale të Sigurisë në Bashkësi.  

Në fund, drejtori për Siguri Publike i Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Mensur Hoti bëri një përmbledhje të përgjithshme të konferencës dhe vuri në dukje për format se si do të duhet të organizohet konferencat e ardhme me kryetarët e komunave.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img