26,04,2024

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë uron dhe lavdëron Muhamed Zekirin si deputet të LSDM

Must Read
Muhamed Zekiri

Ai ju drejtua të ftuarit nga Maqedonia, deputetit shqiptar  të LSDM, Muhamed Zeqiri, i cili ishte dhe surpriza reale e këtyre zgjedhjeve, duke marrë votat e shqiptarëve për partinë e opozitës maqedonase.

“Dua ta uroj Muhamedin, e njoh edhe personalisht. Është pjesë e elitës së re shqiptarëve në Maqedoni. Jam i bindur se talentin dhe energjitë e tij do t’i vendosë në varësi të fuqizimit të të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni. Kujtoj  rolin përcaktues të shqiptarëve të Malit të Zi në shpalljen e mëvetësisë së këtij shteti. Do të doja që votën në Maqedoni ta lexoja në mbështetje të Muhamedit dhe njerëzve të kalibrit të tij, si një mundësi që popullsia shqiptare në Maqedoni kërkon t’i japë një brezi, për të shkuar përtej ndasive etnike, për të respektuar barazinë para ligjit, barazinë për të drejtat dhe për të krijuar një shoqëri me një çati të përbashkët, që  do t’ interesonte jo vetëm Maqedonisë por edhe fqinjëve të saj”,  u shpreh Bushati, duke treguar në këtë mënyrë edhe kë mbështet qeveria shqiptare, në formimin e qeverisë së re maqedonase, ku shqiptarët pritet te kenë shumë rol.

Ministri Bushati u shpreh gjithashtu, edhe për mënyrën si u realizuan zgjedhjet.

“Ato përfunduan qetë dhe ishin demokratike. Ishin një  mësim i mirë për këtë pjesë të Ballkanit dhe për Shqipërinë, sesi duhet ta bëjmë një proces zgjedhor të besueshëm. Erdhën pas dy vjetësh stanjacion dhe krijuan  një konfigurim i ri politik. Treguan se ka filluar reflektimi për votën dhe kemi risi siç ishte dalja e Partisë BESA. Nga logjika e numrave ndoshta kemi përfaqësim më të limituar. Por shqiptarët do të kenë forcë në qeverinë e re. Këto zgjedhje ishin edhe një zile alarmi për përfaqësuesit shqiptarë në Maqedoni.

Maqedonia ka kaluar vështirësitë e veta për të arritur në këtë ditë. Secili mund ta lexojë këtë proces edhe për votimin, numërimin, daljen e votave në kohë reale. Kemi një panoramë sesi do të përfaqësohen shqiptarët në qeverinë e re”, ka thënë Bushati. /Lajmi.net/

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img