28,03,2024

Ministri i Arsimit s’e di kur nxënësit do të kthehen në shkollë, do që ligji për pagat të shtyhet

Must Read

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka thënë se nuk e di kur do të përfundojë greva në arsim dhe se kur do të mund të kthehen nxënësit në shkolla.

Në “Puls” të KTV-së, Bytyqi ka thënë se preferon që ligji për pagat të shtyhet deri sa mësimdhënësit dhe të gjithë sektorët tjerë që paguhen nga shteti të pajtohen me propozimin e qeverisë.

“Greva aktualisht është pjesa më shqetësuese në sistemin arsimor. Ne vazhdimisht kemi bërë përpjekje që me SBASHK-un të gjejmë zgjidhje të dalim nga kjo situatë. Renditja e koeficienteve s’u është dhënë në vendin e merituar, aq më shumë kur po pretendojmë ta kemi prioritet të qeverisë. Ne kemi dhënë propozime, por s’jemi ne si ministri vendimmarrëse. Kur ne kemi bërë kërkesë, është bërë ngritje, por jo aq sa kemi kërkuar. Ka pas lëvizje të koeficienteve e edhe pas miratimit kemi pas takim që të kemi një grup punues bashkë e të shohim sa mund të lëvizim. Pas futjes në grevë, për të cilën kemi qenë gjithmonë kundër, është kaos që na takon të gjithëve. Qeveria ka reflektuar në momentin e dytë kur kemi quar kërkesën. Mospajtimin e kemi te pamundësia e realizimit. Ata kërkojnë 30 për qind të rritjes së koeficientit që është në draftligjin për pagat. Ne kemi quar propozim 0.2 apo në euro 50 apo 48”, ka thënë Bytyqi në “Puls”. “Zgjidhja na takon të gjithëve, SBASHK-ut, Qeverisë dhe Parlamentit. Nuk e di si do të rrjedhin gjërat. Mendimi im personal është që ligji të shtyhet. Të ulemi bashkë për të diskutuar. Pres të ketë reflektim të shpejtë e mësimi të nisë. Të ketë zgjidhje, të ulemi të flasim e të merremi vesh. Mendimi personal është që ka nevojë për shtyrje të mëtutjeshme të ligjit e të ketë dialog”, ka thënë ai.

Bytyqi më tej ka thënë se pas insistimit të SBASHK-ut që të ketë patjetër rritje deri në 30 për qind, ai ka propozuar që të bëhet rritja e të ardhurave të mësimdhënësve në bazë të gradimit të tyre. Megjithatë, ka thënë se projektligji nuk e parasheh sa do të jetë kjo rritje. Ka thënë se është bërë propozim që mësimdhënësi i avancuar të ketë koeficientin 3, ai mentor 3.3 dhe ai i merituar 3.6.

Sipas Bytyqit, projektligji nuk ka arritur të sjellë nivelizim të pagave, por “ka pasur garë se cili sektor mund të rrisë më shumë pagat”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img