19,04,2024

Ministri Ekrem Mustafa viziton policinë e Ferizajt

Must Read

Ferizaj.01.01.2019. Në orët e para të 1 Janarit,  pas ndërrimit të motmoteve, Ministri i Brendshëm, Ekrem Mustafa ka vizituar  Stacionit e Policisë Rajonale në Ferizaj.

Me këtë rast Ministri Mustafa ka inkurajuar dhe ka falënderuar policinë Rajonale në Ferizaj për punën që po bëjnë  për sigurinë e qytetarëve .

“Kam ardhur në këto orë të para të këtij viti të  ju japë përkraje morale për punën që po bëni në drejtim të sigurisë së qytetarëve të Ferizajt dhe regjionit.Puna e juaj dhe e policisë së Kosovës   është e një rëndësie   shumë të madhe dhe kërkon një angazhim  dhe përkushtim shumë të madh. Por rastet e fundit kanë paraqitur  edhe  nevojën për një angazhim dhe një plan operativ  kundër dukurive negative. Sidomos rasti i sotëm në Ferizaj  na shtynë që  kahjen  e operacioneve ta orjentojme më shumë nga këto dukuri të grabitjeve të cilat kanë qenë të shprehura ditëve të fundit në gjithë territorin e Kosovës. Për këtë Policia e Kosovës është e gatshme  të operoj  dhe sipas planit operativ kundër këtyre dukurive. Vetëm dje policia e Kosovës ka kryer 40 raste  të intervenimeve në kërkim të kryesve të këtyre veprave.” ka thënë Mustafa.  

Në anën tjetër  zëvendës Komndanti Regjional i Policisë Basri Shabani ka njooftuar Ministrin Mustafa për punën e Policisë Regjionale të Ferizajt dhe sfidat që po e përcjellin.

“Sipas raporteve që kemi deri më sot Ferizaj ka qenë një nga qytetet më të qeta në Kosovë. Pas rasteve  të ditëve të fundit  e sidomos  të grabitjeve të armatosura kemi pasur të angazhuar  më shumë forca në mbikqyrje të suituatës. Kryesisht kemi mbajtur nën kontrollë Bankat që gjenden në  qytetin e Ferizajt dhe këmi pasur një rritje të efektivave të policisë edhe rreth bizneseve të mëdha të cilat ditëve të funditkanë qenë object i sulmeve të armatosura. Rasti  i mbëmshëm  ka qenë në një biznes  të vogël dhe në qendër të qytetit  ku edhe intervenimi ka qenë më i vështirë. Pos sipas informative që i kemi  hetimet janë në rrugë të mirë që këta persona shumë shpejt do të sillen para drejtësisë”  ka thënë zëvendës Komandanti Basri  Shabani.

 Ministri Mustafa me këtë rast ka njoftuar pjestarët e policisë së Ferizajt se Ministria e Brendshme është duke përgatitur ligjin  për sigurim shëndetësor dhe atë jetësor të policisë

“Jemi duke përgatitur edhe ligjin e sigurimit shëndetësor dhe jetësor  për policinë, pasi ky profesion është më i rrezikuari, e këtë po e tregojnë edhe ngjarjet e fundit. Jemi duke punuar që  efektivët e policisë të cilët në shumicën e rasteve po rrezikojnë edhe jetën e tyre  në mbrojtje të rendit dhe qetësisë  të jenë të siguruar” ka thënë Ministri Mustafa

 Ministri Mustafa tha se përveç  planeve operative të policisë është duke u biseduar edhe mundësia që Banka Qendrore e Kosovës të shiqoj edhe Licencat e  punës së Bankave në Kosovë.  

“Do të kërkojmë nga Banka Qendrore që të mosu  lëshohen licenca Bankave pa i plotësuar kushtet e sigurisë. Testimet e fundit të bëra nga policia kanë treguar se shumë  banka nuk kanë siguri të mjaftueshme  për veprimtaritë të cilat i zhvillojnë në Kosovë”  ka thënë Mustafa.

Pas vizitës  në Drejtorin rajonale të Ferizajt, Ministri Mustafa ka vizituar edhe Brigadën e Zjarrfikësve në Ferizaj

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img