25,04,2024

Miliq shpjegon pse u shkapërderdh Jugosllavia

Must Read

“Jugosllavia shpërbehet për një arsye, për shkak të numrit të pakicave dhe shumicave. Këtu çdo herë janë bërë luftëra në mes të pakicës dhe shumicës, askush nuk ka dashur të jetë pakicë. Jugosllavia e parë është formua me fitoren e luftës së serbëve, gjë që ka ngritë serbët, të cilët kanë çliruar një sipërfaqe të madhe duke i larguar austro-hungarezët” ka deklaruar Miliq.

“Serbet në atë mbretëri ishin 65%, kroatët ishin 25 dhe sllovenët 10%, të tjerët maqedonët, malazezët, shqiptarët për ta nuk kanë ekzistuar. 65% për serbet ka qenë ideale, për ata Jugosllavia ka qenë ideale”.

Të njëjtin mendim sa i përket shpërbërjes së ish Jugosllavisë ka edhe analisti politik Nexhmedin Spahiu, përderisa Jugosllavinë nën udhëheqjen Josip Broz Tito, e sheh me më shumë të drejta për të gjithë nacionalitetet përbërëse të saj.

“Jugosllavia ka qenë më së shumti e përbërë prej komunitetit serb edhe pse shkruhet që përbëhet nga 6 nacionalitete. Të qenit pakicë në shtetin e vet ka çuar deri tek lufta.

“Jugosllavia e Titos ka pasur tendencë të ofroj të drejtat, të gjithë të jenë të barabartë, deri në kohen kur ka ardhur tek konflikti” ka thënë Spahiu në emisionin Zona e Debatit, në Klan Kosova.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img