20,04,2024

Mikpritje e veçantë kudo për deputeten Musliu

Must Read

Saranda Musliu e cila tashmë është bërë emër i njohur në spektrin politik po merr përkrahje të vazhdueshme në takimet me elektoratin

Në një postim në rrjetet sociale ajo ka treguar se ka qenë në një tubim madhështor të LDK-së në Mitrovicë, por edhe me banorë të fshatrave të Ferizajt ka ndarë momente të  këndshme.

“Dita e sotme ishte ditë përplot angazhime, por edhe frytshme.

Takimet me votuesit tanë,  për mua dhe kolegët e tjerë kandidatë për deputetë,  tashmë janë bërë rast i rëndësishëm për të ndarë bashkë përvoja dhe biseda interesante.

Jam e lumtur që po më ofrohet kjo mikpritje kudo, edhe si kandidate por edhe si femër,  dhe sigurisht këto pamje janë dëshmi se LDK është shtëpi e vlerave.

Edhe pak ditë na ndajnë nga fitore e thellë, ndërkaq këto takime kaq miqësore janë siguria jonë se vërtet do të ngadhënjejmë më 14 shkurt.

LDK ✌️132,

Saranda Musliu  30”  ka shkruar deputetja Musliu

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img