20,04,2024

Mevlide Hasani nga Talinoci e prekur me kancer kërkon përkrahje materiale për ta përballuar shërimin

Must Read

Një rast që prekë ndergjegjjen qytetare.

Mevlide Hasani nga Talinoci i Jerlive jeton e vetme me te birin Isufin.Krahas problemeve që ka me shëndetin e të birit ajo së fundi po përballet edhe me shendetin e saj. Një sëmundje e rëndë tashmë ja ka marr një pjesë të trupit. Si rast social e diagnostifikuar me kancer të gjirit, po e ka të vështirë t’i përballoj shpenzimet e larta.Barrën e saj deri më tash e ka bartë familja e saj e ngushtë, ndërsa në këto rrethana ajo po kërkon përkrahje institucionale dhe qytetare.Gjatë një vizite që i bëm në shtëpi ajo fletë për problemet shëndetësore dhe ekzistenciale. Thotë se është operuar, por që tash i duhet ndihmë në përballimin e terapive të cilat kushtojnë shumë.Në këtë rast me këtë sëmundje që po ja rëndon shëndetin hallin më të madhe e ka për të birin i cili ka vështirësi për të siguruar punë e mirëqenje

Se vuajtjet e kësaj familje nuk kanë të ndalur edhe thotë edhe i biri Isufi. Ai sadopak mundohet t’i ndihmoj nënës së tij, por vështirë ngase tashmë ka kuptuar se ajo vuan nga një sëmundje e rëndë.

Në këtë gjendje me këto probleme Mevlidja kërkon përkrahje.Thirrja e saj duhet të prekë ndërgjegjjen e gjithë secilit, filimisht të institucioneve por edhe qytetarëve vullnet mirë.

E lam në shtëpi me bindjen se dikush do t’i del në ndihmë. Populli ynë gjithmonë në këto raste e ka shprehur solidaritetin. Edhe kësaj radhe besojmë se do të gjindet dikush që kësaj familje me probleme ekzistenciale t’ia ngroh zemren.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img