20,04,2024

Meta në Britani: Me rëndësi marrëdhëniet me Shqipërinë pas daljes nga BE

Must Read

Delegacioni shqiptar u mirëprit në Parlamentin Britanik nga Zv. Kryetari i Dhomës së Ulët Lindsay Hoyle dhe zhvilloi takime të veçanta me Madeleine Moon, Kryetare e Grupit të sapokrijuar të Miqësisë me Shqipërinë, Lord Bowness, Sekretar i Grupit të Miqësisë dhe Komisioneren Parlamentare për Standardet, Kathryn Hudson.

Gjatë takimeve të ditës së parë, Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta nënvizoi me interlokutorët britanikë rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe, veçanërisht pas referendumit britanik mbi anëtarësinë në BE.

Meta theksoi se marrëdhëniet me Britaninë e Madhe kanë qenë gjithnjë të rëndësishme dhe në këtë drejtim, të dy parlamentet duhet të punojnë më ngushtë së bashku për intensifikimin e bashkëpunimit dypalësh.

Në këtë drejtim, z. Meta shprehu mirënjohjen për krijimin e Grupit të Miqësisë me Shqipërinë në Parlamentin Britanik duke shprehur njëkohësisht bindjen se anëtarët e grupit do të japin një kontribut të çmuar për forcimin e shkëmbimeve dhe kontakteve ndërparlamentare. Presidenti i Grupit Britanik të Unionit Ndërparlamentar, deputeti z. Nigel Evans organizoi edhe një pritje të veçantë për nder të Kryetarit të Kuvendit dhe delegacionit shqiptar, ku ndër të tjera u shpreh: “Ne emër të Parlamentit Britanik, i uroj mirëseardhjen z. Meta dhe delegacionit shqiptar. Ka pasur shumë ndryshime në Shqipëri gjatë viteve të fundit dhe ne jemi të lumtur të shikojmë progresin substancial të bërë në vendin tuaj gjatë viteve të fundit. Ne duam të shohim më shumë britanikë që vizitojnë vendin tuaj të bukur dhe ende të pazbuluar dhe ne jemi shumë të gatshëm për të rritur më tej bashkëpunimin parlamentar në të gjithë fushat e përbashkëta të interesit. Ju uroj mirëseardhjen në Parlamentin Britanik”, – tha z. Evans.

Meta mbajti edhe një fjalë të shkurtët përshëndetëse ku theksoi se dy Parlamentet kanë shumë punë për të bërë, jo vetëm në rritjen e mëtejshme të shkëmbimeve parlamentare, por gjithashtu në nxitjen e qeverive respektive për të punuar më ngushtë bashkë, veçanërisht në fushat e sigurisë, anti-terrorizmit, luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, drejtësisë, dhe sigurisht, në rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe ekonomike me synimin për të mirëpritur më shumë investime britanike në Shqipëri dhe në rajonin e Evropës Juglindore.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img