28,03,2024

Messi arrin marrëveshje me Realin për 500 milionë euro

Must Read

auto_leooo1459503885

Goal.com një nga portalet më seriozë dhe më të njohur në botën e sportit ka publikuar këtë mëngjes nja nga lajmet më të bujshme, përcjell Lapsi.al.

Lionel Messi ka arritur një marrëveshje 5-vjeçare me Real Madrid për t’iu bashkuar madrilenëve në fund të këtij sezoni.

Marrëveshja është në shifra katastrofike duke arritur në 500 milion euro.

‘Me Fair Play financiar, Barcelona nuk mund të më jepte atë që kërkoja’- është shprehur lojtari argjentinas.

“Kur e mësova këtë më erdhi shumë keq që marrëdhëniet tona u prishën”.

“Një si unë duhet të ketë një jaht  2 mijë metra. Me staf gjatë gjithë kohës si Roman Abramovich’ –pse kaq shumë po kërkoj?

Korrespondenti i ‘Goal’, Garry McGarry thotë se kishte edhe arsye të tjera që e detyruan Messin të largohet.

Një nga to ishte se Gerard Pique e mundte Messin vazhdimisht në Fifa.

Barcelona do ta zëvendësojë Messin me yllin e Leicester Jamie Vardy që do të mabhet nën vëzhgim nga Luis Suarez.

Jo keq si lajm për 1 prill apo jo?.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img