06,07,2025

MËSIMDHËNËSIT PËRSËRI TË PA KËNAQUR – NISIN NJË PETICION

Must Read

Rreth 4 mijë nënshkrime janë mbledhur nga mësimdhënësit e ciklit fillor të klasave të para deri në të pestën.

Me anë të këtij peticioni, mësimdhënësit kanë shprehur pakënaqësitë e tyre me koeficientin që ua përcakton atyre pagat më të ulëta se mësuesit e klasave gjashtë deri nëntë, raporton KTV.

Gjithashtu, këta mësues nëpërmjet peticionit shprehin pakënaqësinë ndaj vendimit të SBASHK’ut për ndërprerje të grevës pa u plotësuar kërkesat e tyre.

Ky peticion do të dërgohet të martën në disa nga institucionet e Kosovës.

Kurse, sipas Lanit, disa mësimdhënës, të cilët edhe kanë nënshkruar peticionin, kanë bërë thirrje që të kompensohen orët e humbura gjatë grevës.

Ndërsa, Ministria e Arsimit ende nuk ka vendosur se kur do të zëvendësohen orët mësimore të humbura.

Të gjithë mësimdhënësit nëpër shkollat e Kosovës kanë mbajtur grevë tri javore, për shkak të pakënaqësive me sistemimin e tyre në kuadër të Ligjit për paga.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj – Gënjeu se iu vodh vetura 130 mijë euroshe, identifikohet nga policia shtetasi i Maqedonisë së Veriut

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të kallëzimit të rremë, i cili dyshohet se është bërë me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img